Kolona të gjata në “Tabanoc”, qindra automjete presin të hyjnë në Serbi

Kolona kilometrike në vendkalimin kufitar “Tabanoc” regjistrojnë kamerat mbikëqyrëse të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Qindra automjete janë duke pritur të hyjnë në Serbinë fqinje, shumica e tyre po drejtohen në pikat e vaksinimit në Vranje, Nish dhe Beograd.

Zyrtarët serbë të shëndetësisë njoftuan se janë të përgatitur për vaksinimin e mijëra shtetas të huaj këtë fundjavë, kryesisht nga BeH dhe Maqedonia e Veriut, të cilët u vaksinuan në Panairin e Beogradit në fund të marsit.

“Jemi të përgatitur mirë për këtë fundjavë. Presim 8.000 qytetarë nga rajoni dhe Evropa të shtunën dhe 5.000 të dielën, dhe të gjithë do të rivaksinohen në Panairin e Beogradit”, deklaroi për TV K1 Zoran Bekiq, drejtori i qendrës së vaksinimit.

Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 10 mijë shtetas maqedonas janë vaksinuar së fundmi në Serbinë fqinje. Shumica e tyre morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca tetë javë më parë dhe morën termin për rivaksinim nga mesi deri në fund të qershorit. Personat e moshuar mbi 60 vjeç patën mundësinë të marrin dozën e dytë të “AstraZeneca” në vend, por vendimi nuk vlen për personat nën 60 vjeç të cilët duhet të udhëtojnë përsëri për rivaksinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button