Zaev: E ardhmja e Evropës është me Ballkanin Perendimor

Sot në Vjenë mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e kryeministrave të rajonit, qëllimi kryesor i të cilëve është kthimi i rajonit lart në agjendën e Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Kancelari austriak Sebastian Kurz ftoi kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në një konferencë, në të cilën ndër të tjera diskutuan perspektivën evropiane, por edhe luftën kundër Kovid-19, mbështetjen ekonomike pas krizës dhe luftën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm.

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, i cili sot në Vjenë demonstron përsëri përgjegjësi të vërtetë dhe udhëheqje reale ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. Për sa kohë që ka udhëheqje të tilla të angazhuara për integrim, ideja evropiane nuk do të mund të rrezikohet seriozisht, kurse perspektiva evropiane do të jetë gjithmonë fitimtare ndaj euroskepticizmit. Diskutimi i sotëm në Vjenë tregon edhe një herë se e ardhmja e Evropës është me Ballkanin Perëndimor dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është me Evropën”, shkroi Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Në konferencë marrin pjesë Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ndërsa përfaqësuese e qeverisë së Shqipërisë është Belinda Belluku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button