Kryeministri Zaev në Samitin për Ballkanin Perendimorë në Vjenë

Kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, njoftuan shërbimi për shtyp i qeverisë. Zaev, i shoqëruar nga zëvendës Kryeministri për Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov, do të ketë takim dypalësh me Kancelarin austriak Sebastian Kurz, i cili është iniciatori dhe nikoqiri i Samitit, transmeton Portalb.mk.
Nën organizimin e qeverisë austriake, sot në Vjenë mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e kryeministrave të rajonit, ku qëllimi kryesor është kthimi i rajonit lart në agjendën e Bashkimit Evropian.
Kancelari austriak Sebastian Kurz ftoi Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në një konferencë ku do të diskutojnë kryesisht perspektivën evropiane, por edhe luftën kundër kovid-19, mbështetjen ekonomike pas krizës dhe luftën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm.
Në konferencë do të marrin pjesë Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ndërsa përfaqësuese e qeverisë së Shqipërisë është Belinda Belluku.
Në një deklaratë, Kurz theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetjen e plotë të Austrisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe në luftën kundër pandemisë.
“Për fat të keq, vitin e kaluar BE nuk i kushtoi vëmendje të mjaftueshme procesit të afrimit me këtë rajon të rëndësishëm fqinj”, tha ai, duke shtuar se BE është e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bëhen anëtare të Bashkimit.
Благодарност до канцеларот на Австрија, @sebastiankurz кој денеска во Виена повторно демонстрира вистинска одговорност и лидерство и кон Западен Балкан и кон Европа.
Сѐ додека постојат вакви лидерства посветени на интеграциите, европската идеја нема да може да биде загрозена. pic.twitter.com/pUqIM5IsBY
— Зоран Заев (@Zoran_Zaev) June 18, 2021