Në listën e zezë të ShBA-së mund të gjenden edhe persona nga Greqia që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës

Ata që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe në vendet jashtë Ballkanit Perëndimor, përfshirë Greqinë, mund të futen në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Kështu për Zërin e Amerikës deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në pyetjen nëse administrata e Presidentit të SHBA-së Joe Biden planifikon të shtrijë sanksionet në vendet e tjera, përfshirë Greqinë, e cila është nënshkruese e Marrëveshjes së Prespës, dhe i nënshtrohet disa detyrimeve për zbatimin e saj, transmeton Portalb.mk.

“Urdhri Ekzekutiv 14033 lejon sanksione kundër atyre që nënvlerësojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, kudo që të jenë, me kusht që të përmbushin kriteret përkatëse të shënjestrimit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai në fillim të javës, në përgjigje për Zërin e Amerikës, gjithashtu theksoi se vendimet për të shtuar emra të rinj në listën e zezë janë “objekt i një procesi të kujdesshëm, të disiplinuar dhe vlen vetëm në rastet më serioze”.

Në pyetjen nëse urdhri ekzekutiv i Bidenit përfshin edhe qytetarë që kundërshtojnë publikisht Marrëveshjen e Prespës në mediat sociale, zëdhënësi tha se në atë kohë se qëllimi i SHBA-së nuk ishte të ndalonte individët privatë të shprehin mendim dhe se SHBA inkurajon diskutime dhe debate të forta midis qytetarëve globalisht dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se “urdhri ekzekutiv është mjet për tu targetuar ata që minojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ndihmojnë për ngurtësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”.

“Urdhri ekzekutiv i referohet veprimeve që nënvlerësojnë proceset demokratike, përpjekjeve për të shkelur, penguar ose kërcënuar zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të paqes, pjesëmarrjen në abuzime serioze të të drejtave të njeriut ose korrupsion, ndër aktivitete të tjera”, tha për VOA zëdhënësi.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Joe Biden lëshoi urdhër ekzekutiv për ngrirjen e pronave dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara personave që përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe paqen e çdo vendi në Ballkanin Perëndimor.

Sanksionet do të zbatohen edhe për ata persona të cilët, ndër të tjera, janë përgjegjës ose të përfshirë në pengimin e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës të vitit 2018 dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001. Urdhri ekzekutiv do të përfshijë gjithashtu persona që janë të përfshirë direkt ose indirekt në korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike, ryshfet dhe të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button