RMV, gjykatësit mbrojnë politikanët e akuzuar duke i kthyer gjykimet prej fillimi edhe me nga tre herë, kurse burgjet i kanë mbushur me njerëz të thjeshtë

Më pak se dy vjet pas amnistisë së të dënuarve për vepra të lehta, të cilat zbrazën burgjet e mbipopulluara, ata ishin përsëri janë mbushur. Çdo ditë shqiptohen dënime me burg për njerëzit e zakonshëm, ndërsa zyrtarët e akuzuar, politikanët, biznesmenët dhe njerëzit e tjerë të fuqishëm janë të paarritshëm për drejtësinë, transmeton Portalb.mk.

Pas Gordana Jankulloskës dhe Gjoko Popovskit nga Ministria e Brendshme, nuk ka shkuar në burg asnjë funksionar ose zyrtar i lartë. Numri i madh që mbush burgjet janë njerëz të zakonshëm.

Sipas informacioneve që mori Sdk.mk nga zyrtarët e burgut, aktualisht afërsisht 2,000 të dënuar po presin vuajtjen e dënimit. Kurse po aq shtretër ka në të gjitha burgjet e Maqedonisë, dhe të gjithë janë të mbushur. Kërkohen më shumë shtretër, pasi drejtësia në vendin tonë është shumë e shpejtë në rrethana kur nuk varet nga gjykimi i të akuzuarve të rangut të lartë.

Për ilustrim, gjyqtares Aleksandra Risteska papritmas, kur duhej të shpallte verdiktin për torturën gjatë arrestimit të Lube Boskoskit, iu bë e paqartë se çfarë veprash penale ishin kryer individualisht nga ish-drejtori i akuzuar i DSK-së Sasho Mijallkov dhe gjashtë pjestarë të “Alfas” të udhëhequr nga Ivica Ançevski – Puki. Ajo dje para prokurorit dhe gjithë audiencës, i cili erdhi për të dëgjuar vendimin, tha se nuk e kuptonte dhe e ktheu gjykimin nga filimi.

Pas më shumë se tre vjet procedurë, e ktheu atë për herë të dytë, pasi një herë e filloi nga e para pasi një gjykatës porot kishte lënë punën, kurse porot tjetër rezervë, siç bënte gjykatësja Dobrilla Kacarska në rastet e profilit të lartë ose të akuzuarve, Ristevska nuk kishte siguruar.

Humbja më e madhe për gjyqësorin është se pas shumë vitesh gjykimi dhe ndëshkimi, çështjet kryesore për të cilat monitorohemi nga BE dhe SHBA po kthehen në fillim. Për shkak se antari i jurisë i kishte mbushur 60 vite,  , u kthyen në rigjykim lënda më e madhe dhe e parë e PSP-së “Titank” me 21 të akuzuar, “Talir” për financimin e VMRO-DPMNE-së me pastrimin e parave të marra në mënyrë të paligjshme dhe “Tenderi” ku është e akuzuat ministrja e dikurshme e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska.

Sado që gjykatësit të thonë se ligji është i tillë dhe se një anëtar i jurisë nuk mund të marrë pjesë në një këshill penal pas moshës 60 vjeç, pensionimi i jurisë tregon se sa të ngadalta janë procedurat gjyqësore kur ka njerëz të pasur dhe të fuqishëm në bankën e të akuzuarve . Nëse gjyqtari Osman Shabani nuk do ta kishte zvarritur fillimin e gjyqit për rastin Talir për një vit të tërë, deri tani do të kishte mbaruar me të njëjtin anëtar të jurisë.

Edhe gjykatësi Ognen Stavrev e nxitoi TNT-në, ku akuzoheshin Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski, kur dëgjoi nga të pandehurit se anëtari i jurisë kishte mbushur 60 vjeç, ishte tepër vonë. Gjykimi për shkak të largimit të anëtarit të jurisë është kthyer në fillim dhe akoma vazhdon.

Rasti “Trajektora” për autostradat kineze, i cili filloi në dhjetor të vitit 2017 dhe ka vetëm tre të akzuar, pasi Nikolla Gruevski u arratis, nuk e ka ‘ndërmend’ të përfundojë. Në ndërkohë, Gruevskit i është vjetëruar lënda. Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Goran Boshevski.

Ndoshta deri më tani do të kishte pasur një vendim të formës së prerë për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin, zyrtarë të lartë të BDI-së, nëse prokurori i lartë Dilaver Bekteshi nuk do ta kishte mbajtur lëndën dhe ta kthente atë në Gjykatën e Apelit Shkup.

Hetimi për rastin “Perandoria”, i cili filloi në vitin 2018, ku i akuzuari i parë për pastrim të mbi 15 milion eurosh është Orce Kamçev, dhe i dyti është Mijalkov, ngeci në ekspertizën e profesorëve në Fakultetin Ekonomik. Kur të fillojë ky gjyq, nëse fillon ndonjëherë, këta porotë që janë tani, me siguri do të dalin në pension.

Nga burgjet bëjnë thirrje tashmë kur ekziston një produksion i tillë i dënimeve me burg kundër qytetarëve, gjyqtarët të fillojnë të vendosin dënime alternative me burg, sepse tashmë ekzistojnë zyra sprovimi në të gjithë vendin që do të kujdesen për të dënuarit e tillë.

“Nuk është zgjidhje të dërgoni në burg një njeri me dënim prej 6 ose 12 muaj. Duhet dënim alternativ për këta njerëz, por kjo varet vetëm nga gjykatësit”, thanë bashkëbiseduesit nga institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ata sigurojnë se vetëm në atë mënyrë do të shkarkoheshin burgjet e mbingarkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button