ShBA-ja izoloi Ambasadën në Kabul, për shkak të koronavirusit

Stafit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul iu kërkua të punojë nga shtëpia, për shkak të, siç u tha, “shpërthimit të madh” të koronavirusit, që vrau një punonjës lokal, transmeton REL.

Ambasada, përmes një deklarate për media, tha se koronavirusi ka futur 114 punonjës në karantinë.

“Mosrespektimi i politikave të misionit për koronavirus do të rezultojë me pasoja”, tha Ambasada.

Ajo po ashtu bëri thirrje për vaksinim, duke thënë se 95 për qind e rasteve në misionin diplomatik, janë në mesin e njerëzve që nuk janë të vaksinuar plotësisht.

Kufizimet do të jenë në fuqi derisa “zinxhiri i transmetimit të këputet”, tha Ambasada amerikane në Kabul.

Në muajin prill, Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi largimin e stafit jothelbësor nga Afganistani, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës dhe kërcënimeve në Kabul.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button