Shazam është përdorur për të identifikuar 1 miliardë këngë në muaj

Fakti që Apple ka vendosur të zgjerojë Shazam në një platformë të plotë, tregon se aplikacioni po performon shumë mirë. Ditën e sotme kompania tha se çdo muaj 1 miliardë këngë janë identifikuar përmes Shazam, shkruan Pcworld.al.

Shazam ka afro 200 milionë përdorues aktivë në muaj dhe është zgjedhja e parë e një përdoruesi i cili po dëgjon një këngë apo muzikë dhe dëshiron ta identifikojë.

Themeluar në 2002 si një shërbim bazuar në SMS, Shazam debutoi në iPhone në 2008 dhe menjëherë më pas në Android. Në 2018-ën u ble nga Apple për 400 milionë dollarë.

Një ridizajnim i aplikacionit mbërriti në 2020 ndërsa Apple nuk e largoi nga Android. Në Nëntor të vitit të kaluar Shazam tha se këngë më e kërkuar ishte Dance Monkey nga ylli i popit Australian Tones And I identifikuar mëse 36.6 milionë herë.

Në WWDC Apple tha se do të hapte teknologjinë e identifikimit të muzikës për zhvilluesit e aplikacioneve me një strukturë quajtur ShazamKit. Krijuesit e aplikacioneve Android dhe iOS mund të krijojnë softuerë që identifikojnë muzikën nga databaza masive e Shazam

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button