OBSH: Po intensifikohet dhe përshpejtohet vala e tretë e pandemisë në Afrikë

Vala e tretë e infeksionit me Kovid-19 po “intensifikohet dhe përshpejtohet” në Afrikë me lloje të ndryshme, paralajmëroi sot zyra e Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) në atë kontinent dhe bëri thirrje për furnizim më të madh me vaksina, transmeton MIA.

Numri I rasteve të infektimit “po rritet 22 për qind Brenda javës” në tërë kontinentin, theksoi në konferencën virtual për shtyp dr. Mahidiso Moeti, drejtoreshë e OBSH-së për Afrikën.

Ajo bëri thirrje për rritje të dërgesës së vaksinave. “Afrikës I nevojiten doza këtu dhe tani në mënyrë që të ndalet vala e tretë”, tha ajo.

OBSH kumtoi se deri më tani tërësisht janë vaksinuar pothiajse 12 milionë njerëz, por se kjo paraqet më pak se një për qind e populaltës së kontinentit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button