RMV, Pendarovski u takua me Erdoganin – kanë biseduar për pandeminë, ndihmën turke, NATO-n dhe migrimin

Në margjinat e Samitit të anëtareve të Procesit për bashkëpunim të vendeve nga Evropa Juglindore në Antali, presidenti Stevo Pendarovskiu sot është takuar me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, njofton Portalb.

Pendarovski dhe Erdogan në takim kanë shprehur kënaqësi nga partneriteti shumëvjeçar midis dy shteteve edhe nga trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në më shumë fusha nga interesi i ndërsjellë, kumtuan nga Kabineti i presidentit.

Presidenti Pendarovski ka potencuar se edhe në kushte të pandemisë mbajtja e dialogut të rregullt politik tregon se marrëdhëniet midis dy vendeve janë miqësore dhe të fuqishme. Ai shprehu falënderim për pajisjen e përgjithshme të ofruar turke e cila ka mbërritur në vendin tonë që nga momentet e para pas shpalljes së pandemisë. Në atë kontekst, presidenti Pendarovski është falënderuar edhe për 30.000 vaksinat, të cilat ishin dorëzuar prej përpara.

Në takim Pendarovski theksoi se interesi i Maqedonisë për zhvillim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Turqinë është konstant, ndërsa drejt asaj kontribuon edhe afërsia e të dy popujve.

Në këtë kontekst presidenti Pendarovski theksoi se Turqia për Maqedoninë e Veriut paraqet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik dhe se jemi të gatshëm për ngritjen e përgjithshme të nivelit të bashkëpunimit, si në lidhjet tregtare, ashtu edhe në pjesën e investimeve turke në vendin tonë.

Njëkohësisht presidenti Pendarovski shprehu pritje se në periudhën në vijim të dy shtetet do të fokusohen sa më shumë që është e mundur në bashkëpunimin ekonomik, si segment i rëndësishëm jo vetëm për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme, por edhe në tejkalimin më të lehtë të pasojave ekonomike të shkaktuara nga Kovid-19.

Në takim është konstatuar se, si aleatë në NATO, të cilët kanë edhe obligim t’i promovojnë vlerat e Aleancës, Maqedonia e Veriut dhe Turqia ndajnë pikpamje të përbashkëta në lidhje me nevojën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përparimit të bashkëpunimit rajonal. Megjithatë, presidenti Pendarovski potencoi se kemi edhe pikpamje të përbashkëta në lidhje me nevojën të shmangen konfliktet dhe përparësi t’i jepet dialogut si mjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Bashkëbiseduesit kanë folur edhe për sfidat e lidhura me migrimin nga Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore, me ç’rast presidenti Pendarovski e theksoi rolin e rëndësishëm të Turqisë, duke nënvizuar se me kontributin e saj në ballafaqimin me këtë çështje, Turqia është faktor i rëndësishëm i cili e ruan stabilitetin e të gjitha vendeve në rutën migruese ballkanike, thuhet në kumtesën nga Kabineti i presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button