RMV, është djegur një autobus i NQP-së, nuk ka të lënduar

Te kompleksi i bankave në Shkup, pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një autobus i NQP-së. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri tashmë është shuar, njofton Portalb.

Vlladimir Simonovski nga Brigada kundër zjarreve për MIA-n ka deklaruar se shkaqet e zjarrit kanë qenë djegia e motorit të autobusit.

“Arsyeja e zjarrit me siguri është motori i autobusit, e mundur është të bëhet fjalë për derdhje të naftës. Ekipi kundër zjarreve ka intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe tashmë ka përfunduar”, ka thënë Simonovski.

Edhe nga MPB kanë konfirmuar se “arsyeja e zjarrit është motori” dhe se tashmë është shuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button