fbpx

Sukses është edhe kjo që u ulëm të bisedojmë, tha Zaev pas takimit me Janevin në Sofje

Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryeministri Teknik i Bullgarisë Stefan Janev ranë dakord të vazhdojnë bisedimet në nivel politik për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjes. Të dy thanë se zgjidhja është e mundur dhe se politikanët duhet ta gjejnë atë, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Çështjet nuk janë të pazgjidhshme. Vetë fakti që jemi këtu dhe u ulëm për të biseduar është një sukses dhe një hap përpara në gjetjen e zgjidhjes për mosmarrëveshjen”, deklaroi Zaev në konferencë.

Ai theksoi që ndeshjen e Maqedonisë së Veriut në EURO 2020 e ndjekin së bashku në Bullgari.

“Apeloj që Bullgaria të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë dhe popullin e saj vëllazëror. Unë i bëj thirrje popullit maqedonas dhe bullgar të mbështesin procesin sepse ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë. Historia është e rëndësishme, por më e rëndësishme është e ardhmja e brezave të ardhshëm dhe të tanishëm. Unë besoj se vendimet janë të mundshme, çështjet nuk janë të pazgjidhshme”, deklaroi Zaev.

Kryeministri teknik bullgar Janev tha se në takimi kishte atmosferë të mirë dhe se politikanët duhet të marrin përgjegjësinë dhe të gjejnë zgjidhje.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur zgjidhje sa më shpejt që mundet, e që shpresoj të ndodhë,” tha Janev.

I pyetur për të komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Bojko Borisov se ata thjesht gënjejnë se nuk mund të bëjnë asgjë, Janev u përgjigj se ata kishin qenë në pushtet për vitet e kaluara dhe pyeti përse nuk kishin gjetur zgjidhje të mosmarrëveshjes.

Zaev, sot pasdite, do të takohet edhe me presidentin bullgar Rumen Radev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button