RMV, dy vëllezërit në paraburgim për sulm ndaj dy policëve derisa po kryenin kontrolle në komunikacion

Njëri 24 vjeç e tjetri 18-të, dyshohen për kryerjen e veprës penale sulm ndaj dy punonjësve policor që është e dënueshme në bazë të Kodit Penal. Për këtë arsye, ndaj dy të dyshuarve është shqiptuar masë e paraburgimit prej tetë ditëve, transmeton Portalb.mk.

“Dy vëllezërit nga Veleshta e Strugës, me moshë 24 dhe 18 vjeç, me 15 qershor së bashku kanë sulmuar dy punonjës policore në RPB-Strugë”, raportojnë nga Prokuroria Themelore Publike-Strugë, duke sqaruar që policët po kryenin kontrolle në komunikacionin.

Prokuroria ka ndjekur procedura në bazë të nenit 383, paragrafit 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 22 nga Kodi Penal për sulm ndaj personit zyrtare, pasi dyshohen se dy vëllezërit kanë goditur policët me shuplaka dhe grushte. Për këtë ka propozuar deri te Gjykata Themelore e Strugës të merren në paraburgim dy vëllezërit, për shkak dyshimeve për ikje ose përsëritje të veprës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button