Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e numrit të vdekjeve gjatë vitit 2020, këta janë shkaktarët kryesorë

Mortaliteti në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020 ka shënuar rritje për 26 % në krahasim me vitin e kaluar, duke theksuar që 108 janë foshnje, transmeton Portalb.mk.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i personave të vdekur është rritur për 26.0% krahasuar me vitin paraprak, dhe është 25 775 persona të vdekur”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që 54 % e tyre janë meshkuj.

Në institucione shëndetësore kanë ndërruar jetë 8 837 pacientë, nga gjithsej 25 775 persona që kanë ndërruar jetë. Muaji nëntor është regjistruar muaji me më së shumti vdekje (3 847), ndërsa për 3.7 vjet moshë mesatare më e lartë është vërejtur tek gjinia femërore

“Mosha mesatare te personat e vdekur meshkuj është 71.6 vjeç, respektivisht 75.3 vjeç te personat e gjinisë femërore”, raportojnë nga Enti.

Theksohet që Kovid-19 është shkaktari i tretë (10.9%) për vdekjen e personave, derisa nga sistemi cirkular 41.6%, ndërsa nga neoplazma 15.2%. Shkaktarët tjerë konsiderohen sistemi I frymëmarrjes, endokrine dhe sistemi nervor, etj.

Komunat me më së shumti vdekje në vitin 2020 janë Manastiri (1504), Kumanova (1336), Prilepi (1214), Tetova (1022), Gazi Baba (937), Gostivari (908), për të vazhduar pastaj me komunat tjera me numër më të vogël.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020 ka pasur 19 167 lindje, ashtu që më së shumti lindje ka pasur në Tetovë, Çair dhe Kumanovë. Numri i të porsalindurve të gjallë në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për 4.1% në krahasim me vitin paraprak. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në vitin 2020 kanë lindur 19.167 foshnja prej të cilëve 19.031 të gjallë, ndërkaq 136 të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button