EURO 2020, akoma më pak shpresa për Maqedoninë e Veriut pas ndeshjes me Ukrainën

Maqedonia e Veriut edhe në ndeshjen e dytë të Grupit C nuk arriti të marrë një pikë, pasi humbi me rezultat 2-1 nga Ukraina, transmeton Portalb.mk.

Yaremchuk në minutën e 10-të ishte vetëm me portierin e Maqedonisë së Veriut, por nuk e shfrytëzoi këtë mundësi. Pesë minuta më vonë, Elmasi pati mundësi të mirë për të shënuar për Maqedoninë e Veriut, por nuk u tregua i saktë në goditje.

Pas nje varg sulmesh të Ukrainës, Yarmolenko në minutën e 29-të shënoi gol në portën e Maqedonisë për rezultat 1-0. Në minutën e 34, krejt i vetëm Yaremchuk me portierin e Dimitrievski, nuk pati vështirësi të shënojë për 2-0. Në minutën e 39-të shënoi Pandev, por ishte në pozitë jashtë loje, ashtu që pjesa e parë e ndeshjes mbaroi 2:0.

Një ndërhyrje të gabuar të mbrojtjes ukrainase ndaj Pandevit, gjyqtari e shndërroi në penallti. Në gjuajtjen e penalltisë nuk u tregua i saktë Ezgjan Alioski, por për fat topi erdhi përsëri në këmbët e tij për të shënuar gol në minutën e 57-të për rezultat 2-1.

Në minutën e 83-të, ukrainasit patën mundësi të shënojnë përmes penalltisë, por portieri Dimitrievski nuk lejoi të kalojë në gol kjo penallti.

Në kuadër të grupit C, Maqedonia e Veriut ka pësuar humbje javën e parë nga Austria, ndërsa Ukraina nga Holanda. Në ora 21:00 do të përballen Austria dhe Holanda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button