Të dielën në Shkup do të zhvillohet spërkatja ajrore kundër mushkonjave

Më 20 qershor (e diele) dhe 21 qershor (e hënë) në orët e hershme të mëngjesit, në zonën e qytetit të Shkupit do të bëhet dezinfektimi ajror kundër mushkonjave, informojnë nga qeverisja lokale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në qoftë se kushtet kohore nuk e lejojnë dezinfektimin, e njëjta do të realizohet në terminin e njëjtë, të nesërmen, kur të përmirësohet kushtet kohore” informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ata gjithashtu informojnë se dezinfektimi tokësor, gjegjësisht, spërkatja kundër mushkonjave në vend, në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet nga 21 qershor (e hënë) deri më 25 qershor (e premte), në periudhën prej 22 deri në ora 03 të së nesërmes.

“Lajmërohen të gjithë bletarët që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve” thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button