RMV-ja në vitin 2020 shënoi rekord në numrin e të vdekurve në bazë vjetore me mbi 25 mijë persona

Pandemia me Kovid-19 dhe ndikimi i saj në shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 ka ndikuar që numri i të vdekurve të jetë për 26 për qind më i lartë se vitin e kaluar. Vitin e kaluar ndërruan jetë 25.775 shtetas, edhe atë ky ishte numri më i lartë i të vdekurve në bazë vjetore nga viti 1995, tregojnë të dhënat e raportit vjetor të mortalitetit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kovid-19 është radhitur si shkaktari i tretë më i shpeshtë për vdekjen vitin e kaluar, thuajse 11 për qind e të vdekurve vitin e kaluar kanë ndërruar jetë për shkak të pandemisë. Si dhe vitet e kaluara, pjesa më e madhe e të vdekurve kanë vdekur nga sëmundjet cirkulare, sipas MKB-10 (I00-I99), edhe atë në 41,6 për qind të rasteve e të vdekurve në vend, me çka në vend të dytë neoplazmat (kodi C99-D48), me 15,2 për qind e të regjistruarve si të vdekur.

Raporti statistikor tregon se numri më i lartë i të vdekurve në vitin 2020 kanë qenë të gjinisë mashkullore, edhe atë 13.914 apo 54 për qind e të vdekurve. Numri i foshnjave të vdekura ka arritur në 108  ndërsa pjesëmarrje e tyre në numrin total e të vdekurve është me 0,4 për qind.

Sipas muajve, numri më i lartë i personave të vdekur është regjistruar në muajin nëntor, edhe atë gjithsej 3.847 vdekje.

Mosha mesatare e të vdekurve të gjinisë mashkullore është 71.6 vjet, gjegjësisht 75,3 vjet tek gratë, me çka për 3,7 vjet është më i lartë mosha mesatare te gratë.

Raportet statistikore tregojnë se dekadën e fundit në Maqedoni mesatarisht në nivel vjetor kanë vdekur mes 19.000 dhe 21.000 persona, gjegjësisht gjatë vitit të kaluar, me pandeminë e Kovid-19, numri është rritur në mënyrë shqetësuese për 5.000 vdekje më shumë.

 

Nga gjithsej 25.755 të vdekur në vitin 2020, numri më i madh me vendbanim kanë qenë në Qytetin e Shkupit – 6.582. Në mes komunave që vitin e kaluar kishin mbi 1.000 të vdekur janë: Manastriti (1.504), Kumanova (1.336), Prilepi (1.214) dhe Tetova (1.022).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button