fbpx

BDI-ja e gjelbër: truk marketingu apo agjendë e sinqertë

Sefer Tahiri

BDI-ja, e cila pas konfliktit kishte valëvitur flamurin kuqezi shqiptar, pastaj atë blu, në zgjedhjet e ardhshme do të valëvitë flamurin e gjelbër. Në rrjetet sociale kishte komente se ai shumë lehtë mund të ishte edhe një flamur i bardhë.

Bashkimi Demokratik për Integrim u themelua në vitin 2002, kurse themeluesit e saj janë ish-udhëheqësit e organizatës Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), e cila në vitin 2001 ishte në konflikt ushtarak me formacionet policore-ushtarake të Republikës së Maqedonisë.

Parti integruese

Nuk është rastësi që një parti integruese do të emërohet, pasi shtyllat kryesore të programit të saj do të jenë integrimi ndëretnik dhe integrimi në BE dhe NATO. Në këtë drejtim, pas formimit të saj, kishte një përpjekje që kjo parti të shtrijë aktivitetet e saj edhe në Maqedoninë Lindore. U krijuan degë në Shtip dhe Koçanë, por projekti ishte i pasuksesshëm për faktin se pasojat e konfliktit ishin akoma të freskëta.

Nga viti 2002 e deri më sot, BDI-ja ka fituar zgjedhjet ekskluzivisht vetëm midis shqiptarëve! Në shumicën e zgjedhjeve, fitorja bazohej në përcaktime programore, përmes të cilave kërkohej realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve. Bëhej fjalë për kërkesa që ishin pjesë e Marrëveshjes së Ohrit: përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i komuniteteve, veçanërisht i shqiptarëve dhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, paralelisht me integrimin në institucionet ndërkombëtare. Në vitin 2011, lideri i BDI-së Ali Ahmeti kishte një zëvendësim prioritetesh. Në emër të integrimit në NATO, BDI-ja vendosi të përqendrohet në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, duke braktisur kështu kërkesat etnike si një ndër prioritetet e saj.

BDI-ja u shndërrua në një profil partie politike i cili varej nga lloji i zgjedhjeve që do të mbaheshin. Në zgjedhjet parlamentare, me ikonografi dhe folklor shqiptar, ajo mori pjesë si një parti etnike. BDI-ja ishte partia e vetme që kërkonte një Kryeministër shqiptar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një plan që sipas marrëveshjes së koalicionit, do të realizohej në tre muajt e fundit të qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2020, BDI-ja theksonte dimensionin multietnik të shoqërisë sonë. Nën moton „president konsensual“, BDI-ja mbështeti kandidatin e LSDM-së, presidentin aktual, Stevo Pendarovski. Edhe në zgjedhjet e fundit lokale kishte një koalicion “të fshehtë” midis LSDM-së dhe BDI-së, sepse ata mbështetën njëra-tjetrën në komunat multietnike.

Truk marketingu?

Në vitin 2021, padyshim që harta (multi) etnike është konsumuar dhe duhet gjetur një të re. Me një pikëpyetje të gjelbër si një truk marketingu, BDI-ja paralajmëroi një surprizë të madhe.

Madje edhe Kryeministri Zaev u përfshi në prezantimin e kësaj ideje të madhe: “BDI-ja do të shpallë një gjë të bukur, të bukur sepse është plotësisht në një vijë me punën e qeverisë, sepse është moderne dhe e duhur në shekullin XXI. Jam i kënaqur që kjo është mënyra e të menduarit në trupat dhe organet më të larta të BDI-së”.

Më 5 qershor, ditëlindjen e BDI-së, udhëheqësi i kësaj partie simbolikisht njoftoi nga Parku i Qytetit në Shkup se kjo parti po fillon një politikë të re, jashtë sfondit të drejtave etnike. “Sot është Dita e Mjedisit. Marrëveshja e Ohrit është përmbushur, integrimi në NATO poashtu, kemi përfaqësim të barabartë… U ndërtuan shkolla, spitale, teatro… Është koha e duhur që BDI-ja t’i përkushtohet plotësisht jetës,” deklaroi Ali Ahmeti. Bashkimi Demokratik për Integrimin pranoi agjendën e gjelbër si pjesë të përpjekjes së gjelbër evropiane dhe e shton atë si një prioritet në shtyllat e programit të saj

Rezultate modeste nga puna e deritanishme

BDI ka udhëhequr dikasterin e mjedisit jetësor në disa mandate në qeveri, por rezultatet e punës së tyre janë pothuajse të padukshme. Madje edhe komunat e drejtuara nga BDI-ja nuk mund të mburren se janë diçka shumë “të gjelbra”. Përkundrazi, në ato komuna po ndërtohet në mënyrë kaotike, madje edhe në zona të gjelbra!

Partitë e opozitës kanë akuzuar BDI-në se ka vendosur beton, në vend që të krijojë hapësira të reja të gjelbra. “Për maqedonasit lule, për shqiptarët mure” ishte parulla me të cilën opozita kritikonte BDI-në për vendosjen e gardheve prej betoni në rrugën Cvetan Dimov në Komunën e Çairit në Shkup.

Pse pikërisht tani „e gjelbër“?

Edhe pse në komunikimin e përditshëm në Ballkan, të jesh i gjelbër nuk është shumë për t’u mburrur, BDI-ja duke valëvitur flamurin e gjelbër edhe një herë po eksperimenton me shumë guxim.

Ahmeti uli flamurin etnik, sepse me kalimin e kohës, ndryshuan edhe brezat e votuesve. Njëzet vjet pas konfliktit, vërehet një mbingopje e politikës me etnocentrizëm. Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, e cila doli nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përjetoi një humbje të thellë, kurse zgjedhjet u fituan bindshëm (me 50%) nga Partia Vetëvendosje, e cila e deklaron veten si një opsion politik i krahut të majtë.

Ahmeti me agjendën e gjelbër dëshiron të dëshmojë se Marrëveshja e Ohrit është përmbyllur në aspektin normativo-juridik, megjithëse zbatimi i saj nuk do të përfundojë kurrë.

Është shumë interesante të shohim se si BDI-ja do të bëhet një parti e gjelbër qytetare, duke pasur parasysh që filozofia e saj politike deri më tani ka qenë shqiptaria dhe integrimi. Ndoshta mund të jetë edhe objekt i ndonjë kërkimi shkencor, se si një subjekt politik me një platformë etnike, me një të kaluar guerile, një parti që njeh multietnicitetin kur bëhet fjalë për pozicione të larta shtetërore dhe nuk angazhohet me hapa konkretë për konceptin “një shoqëri për të gjithë”, kurse nga ana tjetër transformohet në një parti me program të gjelbër.

Megjithëse kishte komente se BDI-JA synon të „qeverisë “ me fondet e gjelbra, kjo nuk është arsyeja kryesore për transformimin e gjelbër të kësaj partie.

Në një kohë kur po zhvillohen bisedime të vështira midis Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i brishtë, Mali i Zi po përballet me probleme të mëdha, BDI-ja në Maqedoninë e Veriut po përpiqet të marrë rolin e stabilizuesit të skenës politike dhe sigurisë në vendin tonë.

Vetëm katër ditë para shpalljes së dekretit të Presidentit të SHBA-ve Xho Bajden (Joe Biden) për vendet e Ballkanit Perëndimor, BDI-ja dërgoi një mesazh se jo vetëm që nuk është kundër Marrëveshjes së Ohrit, por është në gjendje ta shpallë atë një histori të përfunduar. Në fakt, BDI-ja ra dakord të shfuqizojë Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, dhe si kompensim ajo mori Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Pritje të mëdha në zgjedhjet e ardhshme

Zgjedhjet e ardhshme lokale janë një provë për politikën e gjelbër të BDI-së! Pritet që kjo politikë të jetë shumë e vështirë për të depërtuar te votuesit, në një kohë kur mekanizmat efektivë institucionalë për “shtetin dhe shoqërinë për të gjithë” nuk janë krijuar ende, kurse ndarjet etnike janë ende të pranishme.

BDI-ja, e cila pas konfliktit kishte valëvitur flamurin kuqezi shqiptar, pastaj atë blu, në zgjedhjet e ardhshme do të valëvitë flamurin e gjelbër. Në rrjetet sociale kishte komente se ai shumë lehtë mund të ishte edhe një flamur i bardhë.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button