16 vjeçarja Emine nga Tetova, ka promovuar librin e saj të dytë (Video)

Dashuria dhe përkushtimi i saj për të shkruarit që në moshë shumë të re, ka bërë që ajo tashmë të ketë dy librat e saj edhe pse është vetëm 16 vjeçe. Poetja e re Emine, e intervistuar nga Portalb na tregoi për pasionin e saj të madh dhe librin e saj të dytë të promovuar këtë javë “Nga vargu në varg”. Ajo thotë se për këtë libër ka marrë shumë komente pozitive dhe se është pritur në një mënyrë shumë madhështore. Ndërkaq, pas kësaj ajo premton se do të vazhdoj dhe më tej të shkruaj dhe të promovoj libra të tjerë.

Kush është Emine për ata që se njohin?
Përshëndetje të gjithëve, uroj që të gjithë të jeni mirë. Atëherë sa i përket asaj se kush jam unë, unë jam Emine Islami nga fshati Pallçisht i Poshtëm (i rrethinës së Tetovës). Jam 16 vjeçare dhe kam mësuar në shkollën fillore “Dervish Cara”, kurse tani jam e regjistruar në shkollën e mesme  “Nikolla Shtejn”, unë kam botuar dy librat e mi, libri i parë është “Pesëmbëdhjetë” kurse i dyti “Nga vargu në varg”. Kjo është ajo se çfarë bëj unë në kohë të lirë pra, vazhdimisht shkruaj.

Prej kur ke filluar të shkruash derisa në një moshë kaq të re ke arritur të promovosh dy libra?
Atëherë, sa i përket asaj se prej në çfarë moshe kam filluar të shkruaj unë. Ka qenë një moshë vërtet shumë e vogël, unë kam qenë 8 apo 9 vjeçe kur kam filluar të shkruaj ato poezitë fëmijërore po, nuk mund të thuhet se dy libra i solli vetëm puna se kam shkruar shumë e re sepse kur e botova librin e parë vetë më erdhi ajo dëshira të vazhdoja ende më shumë pra, ajo e solli edhe librin e dytë.

Emine Islami

Kush ka qenë mbështetja mbështetja jote më e madhe në këtë drejtim?
Po, mbështetja ime më e madhe në fillimin tim normalisht që ka qenë familja  por, atë iniciativën më kryesore e kam marrë nga Nagip Ismaili edhe ai është një anëtar i familjes sime dhe mund të them se kryesor i gjithë kësaj procedure ishte ai.

Cili ka qenë mesazhi i librit tënd të dytë që e ke promovuar këtë javë dhe si kanë qenë reagimet e njerëzve?
Libri im i dytë i cili u promovua këtë javë nuk është se ka një mesazh të vetëm pra secila poezi e ka mesazhin në vete dhe po t’i grumbullosh të gjitha poezitë dalin mesazhe të ndryshme. Kurse sa i përket reagimit të njerëzve, personave të cilëve deri tani kam arritur tua shpërndaj librin, më kanë dhënë komente shumë pozitive dhe e kanë pritur librin tim në mënyrë shumë madhështore dhe më kanë dhënë një ndjenjë shumë të bukur.

 

Cilat janë synimet e tua për të ardhmen?
Sa i përket asaj se çfarë planifikoj të bëj në të ardhmen, nëse flasim për librat normalisht që planifikoj të vazhdoj me libra po, në qoftë se flasim për punën që dua ta realizoj nuk është se e kam ende të caktuar sepse dita e ditës ndryshon dëshira për atë se çfarë dua të bëhem dhe prandaj le të ja lëmë kohës.

Në fund Emine ju drejtua gjithë rinisë me mesazhin e saj që t’i japin përkushtim vetes së tyre.


Një mesazh për moshatarët e tu?
Pra, nga mesazhet e ndryshme që mund t’u jepen të rinjve, mesazhi im do të ishte se duhet në çfarëdolloj aspekti ti përkushtohen vetes sepse ajo sjellë çdo të mirë, kur ne i përkushtohemi vetvetes e mira vjen vet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button