Mickoski në ditëlindjen e VMRO-DPMNE-së shpalli strategjinë e re politike “Maqedonia për të gjithë njerëzit”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me rastin e ditëlindjes së 31-të të partisë në Teatrin antik në Ohër paralajmëroi një kthesë, një epokë të re në funksionimin, baza e së cilës, siç tha ai, është kujdesi për vendin tonë , në çdo aspekt, kulturor dhe ekonomik kombëtar dhe shoqëror, transmeton Portalb.mk.

Erërat e reja pozitive po vijnë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja do t’i drejtojë ndryshimet që në Maqedoni do të krijojnë atë që tani është thelbësisht e nevojshme, dhe ky është sistemi, deklarojnë nga kjo parti.

“Për fat të keq nuk është edhe aq e ashpër për ta thënë këtë – sot në Maqedoni ka qytetarë të rendit të parë dhe të rendit të dytë dhe kjo ndarje, e cila në fakt është produkt i drejtpërdrejtë i sjelljes së qeverisë së LSDM-së dhe Zaevit”, u shpreh Mickoski.

Sipas tij, qytetarët e rendit të parë dhe të dytë është situata në të cilën gjysmë milioni njerëz jetojnë me 150 denarë në ditë, kurse politikanët nga qeveria dhe të afërmit e tyre shkojnë në pushime të shtrenjta, ngasin automjetet më moderne, motorë dhe jahte, festojnë me kartela shtetërore dhe paratë e qytetarëve.

Qytetarët e rendit të parë dhe të dytë, thotë Mickoski, është kur qindra mijëra njerëz nuk mund të marrin vaksinën kundër Kovid-19, nuk janë maddje as të vaksinuar, përderisa qeveria, familjet dhe të afërmit e tyre janë vaksinuar para gjithë të tjerëve, të sëmurë kronikë, nënave, grave shtatzëna, dhe jo vetëm që janë vaksinuar, por tashmë edhe janë rivaksinuar.

“Qytetarët e rendit të parë dhe të dytë ekzistojnë kur shumica dërrmuese e qytetarëve që kanë paguar sigurim shëndetësor tërë jetën e tyre nuk mund të marrin kujdes mjekësor dhe duhet të shkojnë te ndonjë mjek privat, ndërsa ata që vjedhin shtetin çdo ditë dhe u janë prioritate provizionet, pa problem paguajn shërbime në shëdetësinë private”, tha Mickoski.

Ai shtoi se për qytetarët të cilët në vendin e tyre i trajtojnë ata si të rendit të dytë, VMRO-DPMNE-ja vazhdon me kredon e re “Maqedonia për të gjithë njerëzit”.

Kjo strategji sipas VMRO-së është forca që do t’i bashkojë të gjithë qytetarët e ndershëm që e duan Maqedoninë dhe të cilët duan që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë pikërisht këtu, në Maqedoni.

Qëllimi, shtoi Mickoski, është të tregojmë se të gjithë janë të rëndësishëm, se secili ka vlerat e veta që i respekton.

“Ajo që vijon nga VMRO-DPMNE është vizitë në vendbanime dhe qytete ku do të flasim për politikat. Slogani ynë është “Maqedonia për të gjithë njerëzit”. Këtë strategji do ta zbatojmë përmes politikave tona, të cilat do t’i shpjegojmë dhe njoftojmë. Politikat për të gjithë njerëzit”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi edhe ribrendim vizual të partisë.

“Ngjyrat partiake e dini mirë se janë kuq e zi. Kurse ngjyrat shtetërore kuqe dhe verdhë. Këto tre ngjyra janë simbol i patriotizmit tonë dhe ato na bashkojnë të gjithëve. Këto janë ngjyrat e qarta të Maqedonisë dhe VMRO-së, por edhe ndërmjet tyre ka disa nuanca, të cilat përfshijnë disa kategori njerëzish. Të gjitha këto kategori kanë specifikat e tyre, aspiratat, dëshirat, kapacitetet, nevojat, botëkuptimet dhe vlerat që i përcaktojnë ato”, shtoi Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button