fbpx

Zaev, Dimitrov dhe Osmani sot në Sofje, prej andej dje përsëri ‘fryu erë e ftohtë’

Kryeministri Zoran Zaev, zëvendës Kryeministri për integrime evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bullgari, dhe në Sofje ata do të zhvillojnë bisedime me presidentin bullgar Rumen Radev, Kryeministrin teknik Stefan Janev, por edhe me përfaqësues të partive më të mëdha politike në Bullgari, e cila do të mbajë zgjedhjet parlamentare në më pak se një muaj. Vizita vjen përpara Këshillave të BE-së, por sipas asaj që thanë dje Zaev dhe Kryeministri bullgar Janev, pritjet për ndonjë hap serioz në mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në takimet e sotme janë minimale, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri i Maqedonisë dje porositi se është joreale të pritet ndonjë hap serioz, pasi Bullgaria nuk ka as parlament as qeveri me mandat të plotë, ndërsa pasdite nga Sofja frynë erërat të ftohta, pasi Ministria e Jashtme bullgare njoftoi se pozicioni bullgar në mosmarrëveshje mbetet i fortë dhe i pandryshuar, ndërsa vetëm pak më vonë e njëjta gjë u tha nga kryeministri teknik Janev.

Zaev, i cili do të takohet me presidentin bullgar Radev për herë të dytë brenda një jave, dje tha se për identitetin dhe gjuhën nuk do të bisedohet, si dhe se është joreale të pritet ndonjë përparim. Sidoqoftë, ai vlerësoi punën e bërë nga grupet e punës.

“Për gjuhë dhe identitetin maqedonas nuk bisedojmë dhe nuk është fare në tryezë. Bisedojmë për propozimin portugez, i cili vjen nga Portugalia si kryesuese e Këshillit Evropian, i cili absolutisht kujdeset për gjuhën tonë maqedonase dhe identitetin maqedonas dhe në të njëjtën kohë kujdeset për pozicionet bullgare”, tha Zaev.

Ai shtoi se grupet e punës kanë një arritje të duhur të udhërrëfyesit mbi të cilin vendoset bashkëpunimi sektorial në të gjitha nivelet.

“Ato janë suksese serioze që janë arritur deri më tani. Dhe unë besoj se duhet t’u japim atyre shans për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare,” tha Zaev.

Kryeministri tha se nuk dëshiron që njerëzve t’ua rrisë pritshmëritë për atë që është reale.

“Në Bullgari nuk ka as parlament as qeveri politike. Fal Zotit ka dëshirë për bisedime dhe kjo është arsyeja pse ne do ta përdorim atë dëshirë për bisedime nga qeveria bullgare dhe ne nesër do të bëjmë një vizitë në Bullgari ku do të takohemi me lidershipin e disa partive politike, më të mëdha… Shpresoj që ata të pranojnë, ndërsa do të takohemi edhe me kryeministrin dhe Presidentin e vendit dhe të gjithë mbajtësit e rëndësishëm të pozicioneve të përgjegjëse”, tha Zaev.

Nga Sofja dje përsëri erdhi një paralajmërim se në qëndrimin zyrtar bullgar nuk ka ndryshuar asgjë. Siç njoftoi Ministria e Jashtme bullgare, qeveria bullgare ka konfirmuar pozicionin e saj shtetëror për pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet në 22 qershor dhe pozicioni i saj nuk ka ndryshuar.

“Në pjesën e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pozicioni i pranuar nga qeveria tregon se Bullgaria i përmbahet Deklaratës së Kuvendit të 10 tetorit 2019 dhe pozicionit Kornizë perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut e pranuar nga Qeveria më 9 tetor 2019 dhe qëndrimin e Bullgarisë mbi kornizën negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar. Kuadri negociues për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE duhet të përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me përmbushjen e Marrëveshjes së vitit 2017, të cilat nuk i shohim për momentin. Kërkesat për mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare nuk janë përmbushur”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme bullgare.

Pak më vonë pasdite, në një intervistë për BNT, Kryeministri bullgar konfirmoi se nuk i jepet mbështetje kuadrit aktual të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk mendoj se Bullgaria është në një situatë që të tërhiqet ose të bëjë kompromis me pozicionin. Jo vetëm qeveria zyrtare, por edhe parlamenti me deklaratën e vitit 2019 dha udhëzime të qarta mbi pozicionin kombëtar bullgar”, tha Janev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button