Rasti ‘Tortura’, gjykata nuk e shpalli aktgjykimin – do të bëhet rihapje e rastit

Në Gjykatën Themelore Penale sot duhej të shqiptohet aktgjykimi për rastin “Tortura”, në të cilën ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov akuzohet për arrestimin e Lube Boskoskit duke përdorur tortur, trajtim çnjerëzor dhe poshtërim, por gjykatësja Aleksandra Risteska tha se këshilli gjyqësor, me të cilin kryeson ajo vlerësoi se nevojitet plotësim i procedurës dhe sqarim në çështje të caktuara, transmeton Portalb.mk.

Pastaj, për rastin caktoi rihapje të rastit më 8 qershor.

Gjyqi për rastin”Tortura” filloi në mars të vitit 2018, ndërsa tashmë njëherë filloi nga e para në tetor të vitit 2019, për shkak të shkarkimit të një gjykatësi porotë dhe kanë kaluar 90 ditë nga seanca e fundit.

Mijallkov paraprakisht u dënua për rastin “Target-Fortesa” ku mori 12 vjet burg, kurse në rastin “Thesari” u dënua me 8 vjet burg.

Të dy vendimet nuk janë të plotfuqishme, gjegjësisht janë në procedurë apelimi para Gjykatës së Apelit në Shkup.

Mijallkov, së bashku me Menduh Thaçin dhe tre ish-anëtarët e KSHZ-së, është akuzuar edhe në rastin “Titanik 2”, ku në vitin 2019 nga Gjykata Themelore Penale u dënua me 3 vjet burg. Ky vendim u rrëzua nga gjykata e shkallës së dytë dhe rasti u kthy në rigjykim.

Ish-drejtori i DSK-së është i dyshuar edhe në rastet në “Imperia” dhe “Parcelat në Vodno”.

Rasti gjyqësorë për këtë lëndë udhëhiqet nga gjykatësja Aleksandra Rustovska.

Mijallkov së bashku me gjashtë të akuzuar tjera të grupit “Alfa” akuzohen për arrestimin e politikanit Lube Boshkovskit në vitin 2011. Në listën e të akuzuarve është edhe komandanti i “Alfave”, Ivica Antevski – Puki.

Rasti gjyqësor “Tortura” është hapur më 23 qershor të vitit 2016. “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Ndryshe, avokati në rastin “Tortura” Lupço Shvrgovski në fjalët përfundimtare për këtë rast, i cili është para vendimit, tha se nuk ka nxitje nga i akuzuari Sasho Mijallkov për torturë, veprim jonjerëzor dhe të ashpër gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, ndërsa nuk ka as dëshmi nga prokuroria.

Sipas tij, nuk ekziston dëshmi se Mijallkov se është dëgjuar dhe kontaktuar me alfat, ndërsa bisedat e përgjuara të publikuara janë shprehje e kënaqësisë pas aksionit të zbatuar me sukses kundër Boshkovskit, i cili është kapur në vepër se si merr para të paparaqitura.

“Ankthi dhe depresioni i Boshkovskit është se është kapur në vepër si merr para të paligjshme një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, më 06.06.2011, ndërsa jo nga veprimi torturues dhe i ashpër gjatë arrestimit”, tha Shvrgovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button