Në Universitetin e Tetovës, parlamenti studentor duhet të funksionojë si një organizatë e pavarur, flet studentja Ardiana

Ardiana Dauti ka përfunduar studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës në drejtimin e biokimisë. Ajo foli për këtë universitet përmes temës së Portalb  “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj”. Sipas saj nuk mjafton një minutësh për të folur rreth problemeve që hasen studentët në këtë universitet. Por, ajo potencoi atë që e shihte si më thelbësore, parlamenti studentor të funksionojë si një organizatë e pavarur dhe të jetë gjithmonë në krahun e studentëve, ishte sugjerimi asaj.

“Të flasësh për arsimin e lartë të duket diçka e thjeshtë por, në thelb është shumë e komplikuar pasi që janë shumë probleme me të cilat jam përballur vet si studente dhe që përballen dhe studentët tjerë. Në lidhje me pyetjen se “Çfarë do të ndryshoja unë në universitetin ku kam studiuar”, mendoj se nuk do të mjaftonte 1 minutëshi i kësaj interviste dhe do ti përmendi ato më kryesore dhe më thelbësore që mendoj se janë. Do të inicioja që këshilli studentor ose parlamenti studentor të funksionoj si një organizatë e pavarur dhe të jetë gjithmonë në krahun e studentëve do të inicioja që të zgjidhet një avokat i studentëve i cili do të iniciojë në shqyrtimin e ankesave apo kërkesave që kanë vetë studentët.”- theksoi Ardiana në videon e saj.

Ndërkaq, që ju të shihni sugjerimet e studentëve të tjerë mund të klikoni te linqet më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button