Ju gënjejnë juve dhe BE-në se nuk mund të bëjnë asgjë, i tha Borisovi Zaevit për Radevin dhe qeverinë teknike

Kryeministri Zoran Zaev, i cili sot po viziton Sofjen, mëngjesin e sotëm u takua me udhëheqjen e partisë GERB dhe kryetarin e saj Bojko Borisov, i cili i tha se Radevi dhe njerëzit e tjerë që do të takonte sot do t’i thoshin se nuk mund të bënin asgjë pa parlamentin, por që në fakt është gënjeshtër., pëcjellë Portalb.mk.

“Agjendën punuese në Sofje e filluam me kreun e GERB-it dhe mikut tim Bojko Borisov. Diskutuam se është shumë e rëndësishme t’u mundësojmë brezave të rinj të kenë dialog dhe mirëkuptim. Nuk duhet t’i lejojmë të rinjtë të na urrejnë”, shkroi Zaev në Twitter.

Kryeministri Zaev së bashku me zëvendës Kryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani po zhvillojnë vizitë pune në Sofje me qëllim që të intensifikojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje për çështjet e hapura dhe për zhbllokimin integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Nga shërbimi për media i qeverisë njoftuan se kryeministri dhe delegacioni qeveritar do të kenë takime pune me Presidentin bullgar Rumen Radev, Kryeministrin Stefan Janev, si dhe me përfaqësues të partive kryesore politike të vendit.

Dje, Kryeministri i qeverisë së përkohshme në Bullgari tha se zgjidhja e mosmarrëveshjes midis dy vendeve nuk duhet t’u lihet historianëve, por politikanëve.

Edhe MPJ-ja bullgare pak para vizitës së Zaevit në Sofje, dje dërgoi deklaratë në të cilën theksohej se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Në njoftim thuhet se pozicioni i Bullgarisë në lidhje me integrimin evropian të RMV-së mbetet i pandryshuar, por se vendi fqinj mbetet i hapur për dialog.

Siç theksohej në njoftim, Këshilli i Ministrave miratoi pozicionin e Bullgarisë që të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, i cili do të mbahet më 22 qershor në Luksemburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button