fbpx

A duhet të vaksinohen personat që kanë kaluar COVID-19?

Hulumtimi tregon se midis analizave të mëdha të profesionistëve shëndetësorë, pothuajse nuk është vërejtur asnjë rast i infeksionit me SARS-CoV-2 tek ata të cilët:

  • Më herët kanë qenë në kontakt me virusin dhe nuk janë vaksinuar
  • Më herët kanë qenë në kontakt me virusin dhe janë vaksinuar
  • Nuk kanë qenë kurrë më parë në kontakt me virusin dhe janë vaksinuar

Sidoqoftë, ka pasur rritje të numrit të infeksioneve te njerëzit që nuk janë vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen. Sipas shkencëtarëve, hulumtimet sugjerojnë se infeksioni natyror ofron imunitet të ngjashëm me atë që ofron vaksina, shkruan Panacea.mk.

Prandaj, personave që nuk kanë kaluar sëmundjen duhet t’u jepet përparësi për vaksinim. Ata bien dakord se nevojiten më shumë hulumtime për të ditur se sa zgjat imuniteti pas rikuperimit nga sëmundja e COVID-19. Derisa të jenë në dispozicion ato të dhëna, specialistët e sëmundjeve infektive këshillojnë ato persona që kanë kaluar sëmundjen të vaksinohen me një dozë të vetme të vaksinës kundër koronavirusit.

Infeksioni mund të nënkuptojë mbrojtje
Rreth 52 000 persona u përfshinë në studim, nga ku 2 580 persona kishin sëmundjen, 1 360 nuk ishin vaksinuar. 49 660 persona nuk kishin pasur më parë sëmundjen dhe 22 777 ishin vaksinuar. Sipas konkluzioneve, vaksinimi e ul shumë rrezikun tek njerëzit që nuk kanë pasur sëmundje, por jo edhe tek ata që e kanë kaluar atë, sepse ata njerëz duket se kanë imunitet të ngjashëm me njerëzit që janë vaksinuar dy herë, ose rivaksinuar.

“Më së miri është që dozat të ruhen për personat që nuk kanë imunitet, të cilët kanë shmangur infeksionin, kështu që mbetet të shihet nëse duhet t’u jepet imunitet shtesë personave që kanë kaluar sëmundjen”, tha specialistja e sëmundjeve infektive Dr. Monica Gandhi.

Çfarë dimë deri më tani për imunitetin?
Me sa dihet deri më tani, imuniteti pas sëmundjes mund të zgjasë 8 muaj ose më shumë. Një studim në Izrael zbuloi se ri-infektimi ishte i rrallë tek njerëzit që kishin kaluar sëmundjen, si dhe tek ata që kishin marrë dy doza të vaksinës.

“Një studim i kryer në Klinikën Cleveland konfirmon se ri-infeksioni tek individët që kanë kaluar COVID-19 është më i rrallë dhe shfaqet me më pak karakteristika klinike sesa infeksioni fillestar”, theksoi Dr. Spencer Kroll, specialist i mjekësisë interne.

KUSH DUHET TË VAKSINOHET?
Dr. Amesh Adalja, specialist infektolog, beson se imuniteti i fituar duhet të merret parasysh kur bëhet fjalë për vaksinimin. “Nuk është çështje e parëndësishme, ajo do të kontribuojë në imunitetin kolektiv nga vaksinimi”, shtoi ai.

Dr. Gandhi thotë se pacientët shpesh pyesin nëse duhet të vaksinohen nëse kanë kaluar sëmundjen, ndërsa ajo beson se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të konfirmuar se sa zgjat imuniteti pas sëmundjes. Zgjidhja është që thjesht të marrësh një dozë vaksine, e cila do të veprojë si “përforcues”.

Një studim zbuloi se njerëzit që kishin infeksionin SARS-CoV-2 dhe morën një dozë të vetme të vaksinës kishin përgjigje më të fortë të antitrupave dhe mund të kenë reagime më të forta, por normale ndaj vaksinës, të tilla si dhimbje në vendin e injeksionit.

Lajmi i mirë është se nuk ka asnjë provë që sugjeron se është e rrezikshme të marrësh vaksinën nëse tashmë je shëruar nga sëmundja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button