EURO 2020, akoma zvogëlohen mundësitë për ekipin e Turqisë pas ndeshjes me Uellsin

Ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Uellsit i solli shpresa kësaj të fundit, duke vështirësuar kualifikimin e Turqisë, e cila sot përsëri humbi, transmeton Portalb.mk.

Ramsey në minutën e gjashtë nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë e parë për ekipin e Uellsit.  Pak minuta më pas, Yilmaz kërcënoi portën e Uellsit, por portieri pamundësoi golin. Në minutën e 24, përsëri Ramsey, i vetëm me portierin turk nuk arriti të shënojë.

Në minutën e 42-të, për herë të tretë provoi Ramsey, por këtë herë pa problem pranoi një top nga Bale dhe e mposhti portierin turk. Pjesa e parë mbaroi me rezultat 0-1.

Në pjesën e dytë në minutën e 60-të, mbrojtësit turq reaguan në mënyrë të gabuar ndaj futbollistit Bale, duke mundësuar penallti për ekipin e Uellsit. Bale ishte ai i cili e gjuajti penalltinë, por në mënyrë të gabuar, për të ngelur rezultati 0-1.

Minutat e fundit të ndeshjes u karakterizuan me përleshje ndërmjet futbollistëve të të dy ekipeve, duke rezultuar me kartona të verdhë për Yilmaz, Calhanoglu, Mepham dhe Davies.

Futbollisti Roberts në minutat shtesë të pjesës së dytë, pas një asistimi të Bale, dyfishoi epërsinë e ekipit të Uellsit, 0-2.

Ndryshe, në ndeshjen e parë Uellsi ngeli baraz me ekipin e Zvicrës, derisa Turqia në ndeshjen e parë humbi nga Italia me rezultat 3-0. Sonte nga ora 21:00 do të fillojë ndeshja ndërmjet Italisë dhe Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button