fbpx

Në Maqedoninë e Veriut brenda një muaji jepen 233 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë 3.5 miliardë denarë, kryesisht për ndërtime të larta

Në muajin prill janë dhënë 233 leje ndërtimi në Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e objekteve në vlerë të përgjithshme prej 3.5 miliardë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit prill të vitit 2021 janë dhënë 233 leje ndërtimi, që është për 34.7 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që vlera e paraparë e objekteve është 3 449 894 000 denarë, për 5.7 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Raportohet që 149 leje për ndërtim janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 24 për ndërtime të ulëta dhe 60 për rikonstruim. Ndërsa te 117 ndërtime, si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 116 subjektet afariste.

Më së shumti leje janë dhënë në Tearcë (15), Gazi Babë (14), Bogovinjë (12), Kumanovë (12), ndërsa në komunat tjera më pak. Në Butel do të ndërtohen 130 banesa nga gjithsej 618 banesa në gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button