Njihuni me Windows 11-ën

Windows 11 ekziston dhe detajet e sistemit operativ po publikohen kudo nëpër internet. Ishte një përdorues i Baidu i pari që postoi dy imazhe të sistemit operativ këtë mëngjes duke zbuluar një menu start të centralizuar dhe me skaje të rrumbullakëta, raporton PCW.

Ky dizajn na kujton Windows 10X që sot nuk është më dhe karakterizohej nga një menu Start me ikona të qendërzuara. Menjëherë pas këtyre imazheve, reporterët arritën të merrnin një ISO të Windows 11 dhe ta instalonin vetë. The Verge hyri në detaje duke zbuluar më shumë dhe Windows 11.

Në tërësi nuk është shumë ndryshe me Windows 10-ën edhe pse ka ndryshime të ndërfaqes dhe dizajnit.

Tashmë që po shohim Windows 11, kuptojmë veprimin e Microsoft për të braktisur Windows 10X. Ky sistem operativ fillimisht duhej të shkonte për pajisjet Surface Neo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button