fbpx

RMV, padi ndaj 36 vjeçarit për kërcënim të gazetarëve përmes Fejsbukit

Policia ka paditur 36 vjeçarin nga Tearca për shkak dyshimeve për kërcënim të gazetarëve përmes rrjeteve sociale, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ka ngritur padi penale ndaj 36 vjeçarit A.E. nga fshati Tearcë në Tetovë, për shkak bazës së dyshimeve për kryerjen e veprës penale rrezikim i sigurisë”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që i dyshuari është paraqitur nga Shoqata e Gazetarëve më 22 mars të këtij viti se përmes Fejsbukit ka publikuar shkrime duke kërcënuar gazetarë të ndryshëm.

Ndryshe, pas kërcënimeve të personit Arben Esati ndaj gazetarëve në rrjetin social Fejsbuk dhe reagimit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) nga SPB po atë ditë njoftuan se ai është thirrur në stacionin policor në bisedë informative. Ndërkaq, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik, ishte paralajmëruar se ndaj tij do të përgatitet parashtresë adekuate.

Arben Esati kishte dërguar kërcënime me fjalë vulgare ndaj mediave: Pa censurë, TV21, Gazeta Express, Tetova sot, TV Koha, Kohanews, Kumanovsot, TV Shenja, Lajmipress, duke ju drejtuar me fjalët si: “Do t’ju prej gishtat”, “Unë punën do ta humb, por juve jetën do t’ua marr ku edhe të ndodheni”, “Jo policia, por as ushtria nuk do të mund t’ju shpëtoj, gratë, juve dhe motrat do t’ju përdhunoj”, fëmijët do t’ju…”

Kujtojmë se siguria e gazetarëve dhe e drejta për liri të shprehjes janë shenjat themelore të një vendi i cili aspiron të jetë demokratik. Prandaj, kërcënimet eksplicite kundër jetës së gazetarëve dhe familjarëve të tyre duhet të sanksionohen në mënyrë që ata të mund të veprojnë lirë dhe sigurt në profesionin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button