ASH: Me vendosjen e taksës ekologjike Qeveria do t’ua rëndojë gjendjen ekonomike qytetarëve

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Qeverisë për vendosje të taksës së re ekologjike.  Nënkryetarja e kësaj partie, Bujare Abazi në konferencën e mbajtur për media tha se, në kohë krize kur qytetarët ende ndjejnë pasojat e rënda të pandemisë, Qeveria vendosi t’ua rëndojë edhe më shumë gjendjen ekonomike përmes vendosjes së të ashtuquajturës taksë ekologjike. Sipas saj, ekologjia nuk mund të mbrohet duke u vendosur taksa qytetarëve dhe afaristëve, e nga ana tjetër duke importuar mazut të dëmshëm për jetën e vetë qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi për të shtrenjtuar derivatet e naftës për 3.5% denarë për litër është vetëm një keqpërdorim i ekologjisë për të mbuluar paaftësinë e Qeverisë aktuale në menaxhimin e buxhetit dhe pasojave të krizës, në kurriz të qytetarëve dhe afaristëve. Më së shumti nga ky vendim do të pësojnë transportuesit. Deklaratat e Kryeministrit Zoran Zaev se kjo taksë ka për qëllim nxitjen e përdorimit të trotinetëve dhe mjeteve ekologjike janë qesharake. Çfarë duhet të bëjnë transportuesit sipas kreut të Qeverisë dhe ministrit të financave Fatmir Besimi? Të bëjnë transportin e mallrave me trotinet elektrik, apo të investojnë miliona euro për të blerë maune elektrike?”, deklaroi ajo.

Kryeministri, Zoran Zaev deklaroi se nga 1 korriku, vendoset tatim i ri për qytetarët – taksë ekologjike prej 3,5 denarë për naftë dhe derivare të naftës. Sipas kryeministrit, qëllimi është që qytetarët të heqin dorë nga nafta dhe të udhëtojnë me biçikletë, trotinet apo automobil elektrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button