Ranë aksionet e ‘Coca-colas’, pasi Cristiano Ronaldo i largoi dy shishe nga tavolina e konferencës për shtyp

Aksionet e Coca Colas kanë rënë ndjeshëm pas largimit nga tavolina të dy shisheve të kësaj pijeje nga futbollistit portugez Cristiano Ronaldo, gjatë një konferencë shtypi në Kampionatin Evropian të Futbollit, duke porositur se në vend të tyre duhet të pihet ujë, transmeton Portalb.mk.

Tani vlera e Coca Colas ka rënë për katër miliardë dollarë.

Ylli i Portugalisë njihet si ithtar i jetës së shëndetshme përmes ushqimit dhe nuk i pëlqen pijet me gaz siç është Coca Cola.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Portugalisë në hapjen e Euro 2020 kundër Hungarisë , sulmuesi u ul dhe largoi dy shishe Coca Cola në njërën anë. Ai pastaj mori një shishe ujë dhe vuri para vetës.

Mesazhi ishte i qartë dhe, si dhe duke u bërë viral në mediat sociale, gjë që ka pasur ndikim edhe në botën financiare.

Aksionet e Coca Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e ndërmarrjes ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë, shkruan Marca.

Nëse dikush dyshonte për fuqinë e fjalëve dhe veprimeve të Ronaldos, tani nuk do të ndodhin më.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo ka folur kundër pijeve të gazuara, pasi ka treguar më parë se si ai përpiqet t’ia shmangë birit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button