VMRO-DPMNE sonte në Ohër feston ditëlindjen e 31-të, Mickoski do të promovojë strategjinë e re “Maqedonia për të gjithë njerëzit”

VMRO-DPMNE, partia më e madhe opozitare, sonte në Teatrin antik në Ohër do të festojë ditëlindjen e saj të 31-të. Nga partia njoftuan se paraqitje do të kenë sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski dhe lideri i partisë Hristijan Mickoski, i cili do të promovojë një strategji të re politike – “Maqedonia për të gjithë njerëzit”, përcjellë Portalb.mk

Katër ditë më parë në Manastir, Mickoski paralajmëroi risi në parti, kur tha: “Bëni durim, 16 qershori është njoftim i vërtetë për kthesë, për një risi të madhe në prag të kremtimit të formimit të partisë sonë. Nga Ohri do ta njoftojmë risinë tonë. VMRO-DPMNE është trungu, mbulesa që bashkon njerëzit. VMRO-DPMNE është në rrugë të duhur dhe mbani mend: 16 qershori është ajo që të gjithë presin”, deklaroi ai dhe tha se rrugëdalja është në fitoren e një blloku të bashkuar të opozitës, prandaj i ftoi të gjitha partitë opozitare të bashkohen me VMRO-DPMNE-në, nëse kanë për qëllim të ndryshojnë qeverinë.

Strategjia e re politike, “Maqedonia për të gjithë njerëzit“, sipas VMRO-DPMNE-së, do të përfshijë vizion të qartë për veprimin e ardhshëm dhe adresimin e kësaj partie, si dhe më shumë aktivitete në terren, me qëllim të mbrojtjes kombëtare, sociale dhe interesave shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button