fbpx

RMV, zgjatet afati i vlefshmërisë së pasaportave që skadojnë më 31 korrik

Për shkak të mërgimtarëve të cilët për arsye të pandemisë nuk kanë mundur të vazhdojnë pasaportat, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut solli vendim me të cilin vazhdohet afati i pasaportave, vendim ky, i cili hyn në fuqi nga 1 korriku dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në përputhje me Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të botuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.122/2021 me 03.06.2021 i cili hyri në fuqi me 11.06.2021 dhe do të fillojë me aplikimin nga 01.07.2021, vlefshmëria e pasaportës, pasaportës diplomatike dhe pasaportës zyrtare, vlefshmëria e të cilave ka skaduar, gjegjësisht skadon pas 31 korrikut 2020, zgjatet deri më 31 dhjetor 2021″, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Përndryshe, ndryshimi në Ligjin për dokumentet e udhëtimit është bërë me qëllim që të përmbushë nevojat e shumë qytetarëve të RMV-së, të cilët për shkak të pandemisë, masave kufizuese, karantinave dhe kushteve të tjera të vështira, në vendin tonë dhe jashtë saj, në diasporë, u ndërprenë që në kohën e duhur t’i vazhdojnë dokumentet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button