RMV, policët që kanë punuar jashtë orarit sot do të marrin paga bonus

Gjithsej 4.471 punonjës në Ministrinë e Brendshme, të cilët kanë kryer mbi 150 orë jashtë orarit gjatë vitit 2020, sot do t’ju paguhen paga bonus në vlerë neto individuale prej 27.182 denarë. Për këtë qëllim, nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë ndarë 121.530.722 denarë, përkatësisht 135.033.142 denarë në shumën e përgjithshme bruto, transmeton Portalb.mk.

“Ky është rezultat i përpjekjeve të kësaj udhëheqje të MPB-së për të ngritur statusin shoqëror të nënpunësve të policisë, përveç përmirësimit të përgjithshëm të kushteve profesionale të punës, duke filluar nga fakti se vetëm një polici e kënaqur është shërbim efektiv për të qytetarë, punon me kapacitet dhe legjitimitet të plotë dhe jep rezultate në aktivitetet e menaxhimit të krimit”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç theksojnë nga MPB-ja, me pagat e paguara të bonusit për vitin 2017, 2018, 2019 dhe këtë vit, për vitin 2020, punonjësit në Ministrinë e Punëve të Brendshme “tani e dinë që puna dhe sakrifica e tyre vlerësohen dhe shpërblehen – diçka që më parë ishte mision i pamundur”.

Nga ky institucion shtuan se do të vazhdojnë punën intensive për vendosjen e standardeve evropiane në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button