RMV, 2.600 qytetarë kanë aplikuar për vauçerë turizmi, thirrja publike mbyllet sot

Thirrja publike për lëshimin e vauçerëve për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara të punëtorëve me të hyra të ulëta, që të ardhurat mujore në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30.000 denarë mbyllet sot, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Thirrja, siç qëndron në njoftim, ishte shpallur më 8 qershor me afat aplikimi deri më 30 qershor, përcjellë Portalb.mk.

“Për një javë nga dita e shpalljes së thirrjes publike në arkivat e Ministrisë së Ekonomisë kanë arritur 2.600 aplikime”, njoftuan nga Ministria e Ekonomisë.

Këtë vit, për masën në fjalë janë paraparë 15 milion denarë për gjithsej 1.250 kupona.

Masa është pjesë e Programit për turizm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta dhe parashikon lëshimin e certifikatave-vauçerëve për turizëm në vlerë prej 12.000 denarë për personat me të ardhura të ulëta që do të mund të përdorin qendrat vendore turistike.

Vauçeri për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara mund të përdoret jo më vonë se 30 nëntor 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button