Osmani sot para deputetëve do të sqarojë se për çfarë bisedohet me Bullgarinë

Kryetari i Komisionit, deputeti Antonio Millososki nga VMRO-DPMNE javën e kaluar kërkoi nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani që të raportojë para anëtarëve të këtij organi parlamentar, se për çfarë po diskutohet me Bullgarinë, përpara takimit të Këshillit të BE-së javën e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Osmani dje konfirmoi se sot në Komisionin parlamentar do të ketë mundësi të flasë hapur me deputetët për, siç tha, t’i shpjegojë në mënyrë kronologjike aktivitetet që janë ndërmarrë gjithë këto muaj në mënyrë që të sigurohet një hap në rrugën evropiane të vendit.

“Edhepse gjatë gjithë kësaj kohe jam përpjekur të jem transparent me publikun në lidhje me atë për të cilën po flasim, cilat janë pengesat, cilat janë parimet, cilat janë pritjet tona, është mirë të bëhet një prerje tërthore para deputetëve . Kështu që do të sqarohen pozicionet tona, gjegjësisht se Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe negociatat meriton t’i fillojë”, tha Osmani në një intervistë për Telman.

Ai shtoi se pozicioni i 26 vendeve anëtare është se Maqedonia është dosja më e mirë në rajon dhe se negociatat duhet të fillojnë, kurse çdo vonesë do të thotë shkelje serioze e besueshmërisë së procesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button