fbpx

EURO 2020, në “grupin e vdekjes” shënuan gjermanët, por fituan francezët

Franca dhe Gjermania u ndeshën në EURO 2020 në kuadër të Grupit F, ndeshje që mbaroi me rezultat 1-0, transmeton Portalb.mk.

Mbrojtësi gjerman Humels reagoi në mënyrën më të keqe, duke shënoi një gol në portën e tij në minutën e 20-të.

Francezët në pjesën e dytë vazhduan aksionet, duke veçuar goditjen e shtylles nga gjuajtja e  Rabiotit, por pa sukses.

Në pjesën e dytë francezët shënuan edhe dy herë përmes Mbapes dhe Benzemas, por në të dy rastet kishte pozitë jashtë lojës.

Ndeshja vazhdoi me sulme serioze të gjermanëve deri në fund të ndeshjes, por pa përfundime të sakta.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Portugalia dhe Hungaria, ekipe që sot u ndeshën, ku portugezët fituan me rezultat 0-3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button