fbpx

Aktualisht është duke u djegur deponia e egër në Labunisht, Qazimoski nga ASh: Zjarri është aktiv tash 12 orë, kompetentët nuk reagojnë

Aktualisht është duke u djegur deponia e egër në Labunisht ndërkaq sipas këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët, Jasmin Qazimoski, zjarri në këtë vend është aktiv tash 12 orë kurse asnjë institucion kompetent nuk ka ndërmarrë masa për lokalizimin e tij, shkruan Portalb.mk.

Përmes një video incizimi të publikuar nga këshilltari i Aleancës për Shqiptarët Jasmin Qazimoski, shihet se si aktualisht është duke u djegur deponia e egër në Labunisht të Strugës, Qazimoski potencoi se kjo vjen si pasojë e neglizhencës së komunës së Strugës për ambientin jetësor.

“Ndodhemi në deponinë e egër këtu në Labunisht, tash 12 orë digjet deponia në formë aktive. Nuk ka asnjë intervenim nga institucionet kompetente e as nga zjarrfikësit, as nga Ndërmarrja Publike “Higjiena”. Kjo ndodhë falë komunës së Strugës dhe ndërmarrjes publike, mundeni vetë të bindeni se sa atyre ju intereson për ambientin tonë jetësor” tha Jasmin Qazimoski, drejtpërdrejt nga deponia e egër në Labunisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button