fbpx

EURO 2021, nga fillimi deri në fund të ndeshjes ekipi portugez sulmoi portën hungareze

Me ndeshjen Hungari – Portugali në stadiumin e Hungarisë të mbushur plot me tifozë, sot filluan ndeshjet e Grupit F në Euro 2020, ku rezultati përfundimtar i ndeshjes është 0-3, transmeton Portalb.mk. Në ora 21:00 do të fillojë ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.

Portugalia në pjesën e parë përmes aksioneve të ndryshme kërcënoi portën hungareze, e cila nuk u mposht. Në pjesë ne parë, me një mundësi më të mirë para portës në minutën e 43-të ishte Ronaldo, i cili nuk e shfrytëzoi këtë mundësi. Si filloi, me rezultat të njëjtë edhe mbaroi pjesa e parë ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë, 0-0.

Një devijim i topit nga mbrojtësi Orban, mundësoi që gjuajtja e portugezit Guerreiro të përfundojë në portën hungareze në minutën e 85-të, 0-1.

Një minutë më pas, Orban bëri gabimi e dytë fatal duke shkaktuar një penallti, penallti e cila u realizuar me sukses nga Ronaldo për rezultatin 0-2. Pikërisht Ronaldo në fund te ndeshjes shënoi golin e tretë për Portugalinë, 0-3.

Hungaria në fillim të ndeshjes është paraqitur me Gulacsi në portë, Botkan, Orban, Szalai, Lovrencsics, Kleinheisler, Nagy, Schafer, Fiola, ndërsa në sulm me Szalai dhe Sallai. Përball tyre u gjendën Patricio në portë, Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Pereira, Carvaljo, Fernandes, Ronaldo, Jota dhe Bernardo Silva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button