fbpx

Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 79-të

Në seancën e sotme qeveritare, u vendos për mbështetjen financiare të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, ndërkohë u angazhua zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski për ndjekjen e procesit të digjitalizimit në disa institucione, transmeton Portalb.mk.

Për digjitalizimin e administratës shtetërore përmes Platformës nacionale janë miratuar udhëzime për përshpejtimin e këtij problemi.

Zëvendës kryeministri Lupço NIkollovski do të angazhohet që institucionet të fillojnë procesin e digjitalizimit përmes Platformës nacionale për ndërveprim, ndërsa ministritë duhet të përgatitin ndryshimet dhe plotësimet ligjore.

Autoritetet e pushtetit lokal duhet deri në tremujorin e parë të vitit 2022 të kryejnë gjithë procedurat për blerjen e pajisjeve teknologjike për inkuadrim në këtë Platformë.

U miratuan fondet nga Buxheti i vitit 2021 për mbështetje financiare ndaj transportuese të regjistruar në transportin ndërkombëtar.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin dhe vendosi për formimin e Komisionit për të ndjekur zbatimin e masave të Planit aksional për Liqenin e Prespës të përgatitur nga Grupi Punues i Ekspertëve, ndërsa institucionet përkatëse duhet të sigurojnë mjetet financiare.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale do të udhëheq me ekipin e vendit në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe familjes.

Ndryshe, në këtë seancë janë miratuar edhe kontratat për 23 projekte në komuna të ndryshme dhe ndryshimet për masat kufizuese të Kovid-19, duke e larguar komplet orën policore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button