Ulje në 0% për tatimin e të ardhurave personale në Maqedoninë e Veriut te sektori i IT-së, premtoi ministri Shaqiri

Ulja e tatimit për të ardhurat personale në IT do të jetë prioritet i Qeverisë, paralajmërojnë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, duke paralajmëruar zerim të këtij tatimi, transmeton Portalb.mk.

“Tatimi mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së do të ulet në 0% deri në vitin 2023. Ky është një nga prioritetet e programit Qeveritar”, deklarojnë nga Ministria, duke vlerësuar se kjo industri është sektori me rritjen më të shpejtë në vend.

Ministria vlerësoi që ky sektor luan rol të rëndësishëm më ekonomi duke krijuar vende të reja punës dhe eksport, ndërkohë paralajmëruar lehtësira për investime në këtë sektor.

“Një nga këto stimulues është edhe ulja e tatimit mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së.  Kjo përkthehet në të ardhura më të larta për të punësuarit në këtë sektor”, deklarojnë nga Ministria.

Kryeministri Zaev në janarin e vitit 2021, gjatë prezantimit të investimit të grupacionit çek “Arikoma”, kishte premtuar ulje të tatimit në këtë sektor.

“Një nga prioritetet e Programit të Qeverisë është zvogëlimi i tatimit personat në sektorin IT nga 10% sa është tani, në 0% në vitin 2023”, premtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button