SHGM dënoi sjelljen e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dënuar ashpër “diskualifikimet” dhe “sjelljen e pahijshme” të kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko ndaj gazetares së TV Alfa dhe gazetarëve prezent në konferencën për media gjatë ditës së djeshme për temën e ndërtimeve pa leje në Komunën e Strugës, transmeton Portalb.mk.

“Potencojmë se personalitetet publike, veçanërisht funksionarët e zgjedhur janë të nënshtruar ndaj kritikës publike dhe atë duhet ta pranojnë si pjesë të punës së tre dhe duhet të përmbahen nga deklarata të cilat në çfarë do lloj mënyre mund të kuptohen si etiketim i gazetarëve, pasi ajo nuk është në frymën e vlerave evropiane dhe demokratike. Deklaratat e këtilla mund të stimulojnë sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve nga ana e pjesëtarëve partiakë, ndërsa ajo në vete mund të tërheqë shumë pasoja negative”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Merko gjatë konferencës së djeshme për media, ka polemizuar me gazetaren e TV Alfa, duke e akuzuar atë për spekulime, ndërsa në një moment e ka quajtur atë “analfabete”.

LEXO: Filloi rrënimi i gjashtë platformave në Liqenin e Ohrit në Strugë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button