U publikuan 23 projektet e Qeverisë për komunat e Maqedonisë së Veriut

Në seancën e 78-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan kontratat për realizimin e 23 projekteve që do të shpërndahen në 23 komuna të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Janë shqyrtuar dhe miratuar informacionet në lidhje me kyçjen e kontratave për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella ndërmjet 23 komunave për realizimin e projekteve për qytetarët, me vlerë të përgjithshme prej 609,9 milionë denarë ose 9,9 milionë euro”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që këta projekte janë pjesë e 99 projekteve të parapara me vlerë të përgjithshme prej 35 milionë euro, që do të realizohen në 75 komuna.

“Këto janë vetëm pjesë e mjeteve dhe projekteve të siguruara me vendim të Qeverisë për rialokimin e parave nga koncesionari TAV, të cilat ishin dedikuar për ndërtimin e një kargo-aeroporti në Shtip, ndërsa tani me to do të financohen projekte në komuna në të gjithë vendin dhe do të zgjerohen kapacitetet e ndërtesave të aeroportit në Shkup dhe Ohër”, njoftojnë nga Qeveria.

Këta janë projektet e miratuara nga Qeveria:

Në Komunën e Butelit parashikohet ndërtimi i kopshtit për fëmijë “Shën Klimenti i Ohrit”;
Në Komunën e Prilepit do të realizohet rikonstruimi i furnizimit kryesor të Pashovski Livadi;
Në Komunën Novo Sellë me mjetet e parapara do të ndërtohet sistem për kanalizim në f. Sushica;
Në Komunën Shuto Orizari, mjetet janë paraparë për ndërtimin e kanalizimit atmosferik;
Në Komunën Kriva Pallanka, do të bëhet rikonstruimi i rrugës Vërshaçka;
Në Komunën e Vallandovës, më saktë për f. Rabrovo është paraparë ndërtim i kanalizimit dhe sistemit të kolektorëve;
Për Komunën Strumicë – Projekt për rregullimin e Poroj – Sv. Ilija;
Në Dellçevë – Parashihet rikonstruimi i fasadës së shkollës SHFK “Vanço Përke”;
Në Komunën e Resnjës – Në vendbanimin Slivnicë vijon ndërtimi i kanalizimit;
Në Probishtip – rikonstruim i rrugës Dame Gruev;
Në Karbinci – Sistem rajonal i furnizimit me ujë Golema Pllaçkovica;
Në Likovë – Ujësjellës për fshatin Llojan;
Për Tetovë – ndërtim i rrugës Bllagoja Toska;
Në Çair parashihet rikonstruim i rrjetit për furnizim me ujë dhe rikonstruim i kanalizimit ekzistues dhe ujëra fekale;
Për Saraj, rikonstruim i rrugës Bukoviç – Raoviç
Në Komunën e Rosomanit, rehabilitim dhe sanim i tubacionit kryesor për furnizim me ujë në f. Krushevica;
Në Bosillovë, ndërtim i rrjetit për furnizim me ujë në vendbanimin Geçerlija;
Në Karposh, rregullimi i katit përdhes -rikonstruim i zonës për këmbësorë-platforma e kompleksit banesor-afarist – Porta Vllae;
Në Nagoriçin e vjetër, ndërtim i drejtimit rrugor deri në f. Dragomance;
Në Negotinë, ndërtim i rrugëve në fshatin Timjanik; dhe
Për komunat Zelenikovë, Tearcë dhe Bogovinë janë paraparë mjete për ndërtimin e infrastrukturës komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button