fbpx

RMV, sot asnjë vdekje ndërsa më shumë të shëruar se të infektuar nga Kovid-19

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 2,887 teste për Kovid-19, nga të cilët 29 kanë rezultuar pozitiv. Sot asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit ndërkaq 34 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Rastet e reja:

  • Shkup – 9
  • Kërçovë – 5
  • Kumanovë dhe Tetovë – nga 4 raste në secilin qytet
  • Prilep dhe Ohër – nga 2 raste në secilin qytet
  • Shtip dhe Strumicë – nga 1 rast në secilin qytet.

Të shëruarit:

  • Shkup – 18
  • Prilep – 4
  • Kumanovë dhe Tetovë – nga 3 pacientë të shëruar në secilin qytet.
  • Manastir – 2
  • Kërçovë, Gjevgjeli, Sveti Nikole dhe Delçevë – nga 1 pacient të shëruar në secilin qytet.

Ndryshe, Deri tani, gjithsej 838,323 teste të Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,568, numri i pacientëve të shëruar është 149,676, numri i atyre që humbën jetën është 5,472 dhe numri i rasteve aktive aktualisht është 420.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button