Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: E mbështesim Maqedoninë e Veriut në rrugën “gjemba” drejt BE-së

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot në Bratisllavë edhe zyrtarisht hapi Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sllovaki, në prezencë të homologut sllovak, Ivan Korçok. Në konferencën e përbashkët të mbajtur për media me këtë rast, ministri i Jashtëm sllovak tha se vendi i tij mbështet rrugën me “gjemba” të Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE. Ai tha se shpreson se do të hiqen obstruksionet dhe vendi së shpejti do të fillojë negociatat për anëtarësim, pasi siç tha, e ka merituar që të bëjë një hap përpara, shkruan Portalb.mk.

“Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë në siç thatë ju, rrugën tuaj me gjemba drejt BE-së. Është çdoherë me gjemba, e mbaj mend këtë edhe për Sllovakinë ishte shumë e vështirë edhe për ne. Por, ne ju mbështesim për dy arsye; së pari, sepse ju keni bërë progres dhe ju meritoni të bëni edhe një hap tjetër që është de facto hapja e ne negociatave. Unë shpresoj së të gjitha pengesat do të hiqen shumë shpejtë dhe me së shpejti unë mendoj javën tjetër, sepse siç thash ju e meritoni. Unë e ndaj këndvështrimin tuaj, bëhet fjalë për ne për kreddibilitetin e BE-së, sepse e gjithë logjika është shumë e thjeshtë ju keni bërë atë çfarë ne kemi dashur të bëni dhe tani  duhet të përgjigjemi në mënyrë reciproke në përputhje me rrethanat. Ne nuk mund t’ju mbajmë të prisni për një hap tjetër që ju e keni merituar. Së dyti, interesi i Sllovakisë është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë ju mbështesim juve dhe vendet e tjera të rajonit”, deklaroi Korçak.

Ndërkohë, Osmani tha se ndajmë mendime të njëjta me homologun sllovak sa i përket integrimit të vendit në BE dhe ka falënderuar Sllovakinë për mbështetjen e vazhdueshme.

“Mendoj se nuk duhet ta lëshojmë shansin për të biseduar për elefantin në dhomë, që është rruga me gjemba për Maqedoninë e Veriut drejt qasjes në BE. Jam i vetëdijshëm se unë dhe ju ndajmë këndvështrime dhe mendime të njëjta për këtë çështje dhe mbështetja juaj ka qenë çdoherë e fuqishme dhe e zëshme dhe për këtë dua edhe njëherë të shprehë falënderimet e mia.  Dëshira e Maqedonisë së Veriut për të filluar negociatat menjëherë dhe pa prolongime dhe ne jemi të gatshëm për ta bërë këtë dhe kjo bazohet në vlerësimet e të gjitha raporteve relevante të institucioneve kredibile”, deklaroi Osmani.

Në lidhje me hapjen e ambasadës së Sllovaki, Osmani theksoi se, kjo ambasadë do të shënojë kapitullin e ri në marrëdhëniet intensive diplomatike që përforcojë më tej thellimin e raporteve të dy vendeve.

“Ambasada ka domethënie shumë të rëndësishme për rritjen e tregtisë sonë. Mendoj se është e rëndësishme për ne si politikan të krijojmë kushtet e nevojshme, potenciali që ekziston mes vendeve tona të njihet prej komuniteteve të biznesit të shteteve tona”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button