Konkluzionet nga Samiti i NATO-s 2021 – ulje tensionesh midis vendeve aleate

Qasja e dyfishtë mbrojtëse e Aleancës dhe dialogun ndaj Rusisë, mbështetja ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ndikimin në rritje të Kinës dhe mbrojtja e interesave të sigurisë së NATO-s, agjenda ambicioze “NATO-s 2030′, investimi në Aleancë dhe vendet e saj, politika e re e mbrojtjes kibernetike të NATO-s dhe angazhimi për të qëndruar krah Afganistanit me trajnime dhe mbështetje financiare, ishin temat që u diskutuan në tryezën e Samitit të NATO-s 2021, shkruan Portalb.mk

Samiti i NATO-s në Bruksel përfundoi të hënën, me liderët që morën vendime të rëndësishme për hartimin e kursit të Aleancës gjatë dekadës së ardhshme dhe më gjerë.

Liderët e NATO-s riafirmuan qasjen e dyfishtë mbrojtëse të Aleancës dhe dialogun ndaj Rusisë. Ata u zotuan se do të vazhdojnë të mbështesin partnerët e NATO-s Ukrainën dhe Gjeorgjinë, duke i sjellë më pranë Aleancës.

Liderët i bënë thirrje Kinës që të mbështesë angazhimet e saj ndërkombëtare dhe të veprojë me përgjegjësi në sistemin ndërkombëtar. U ra dakord mbi nevojën për të adresuar sfidat e paraqitura nga rritja e ndikimit të Kinës dhe politikat ndërkombëtare dhe për t’u angazhuar me Kinën për të mbrojtur interesat e sigurisë së NATO-s.

Në komunikatën e fundit Samiti i NATO-s i bën thirrje Moskës të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe përgjegjësitë si shtet pasi në këtë mënyrë siç po vepron nuk do të ketë kthim në normalitet. Udhëheqësit gjithashtu i bënë thirrje Moskës të heqë etiketën e “vendit armiqësor” për Republikën Çeke dhe Shtetet e Bashkuara. Për Kinën, NATO është “e shqetësuar” për ambiciet e deklaruara të Pekinit dhe zhvillimin e arsenalit të saj bërthamor, të cilin e përshkruan si “sfida sistematike” ndaj rendit ndërkombëtar. Gjithashtu i bëri thirrje Iranit të pezullojë të gjitha aktivitetet e raketave dhe deklaroi se do të siguronte funksionimin e vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.

Liderët e NATO-s ranë dakord për një agjendë ambicioze të NATO-s 2030, me të cilën do të sigurohet që Aleanca të përballet me sfidat e sotme dhe të nesërme. Gjithashtu u vendos që të rriten kosultimet politike, për të forcuar mbrojtjen kolektive, qëndrueshmërinë, të mprehin avantazhin teknologjik të NATO-s, mbështesin rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, rritjen e trajnimeve dhe ndërtimin e kapaciteteve për partnerët dhe për të adresuar ndikimin e sigurisë së ndryshimeve klimatike. Tutje ranë dakord zhvillimin e Konceptit të ardhshëm Strategjik të NATO-s për samitin në 2022.

Jens Stoltenberg

“Aleatët u dakorduan që ne duhet të investojmë më shumë së bashku në NATO,” tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ai theksoi se një gjë e tillë do të kërkojë burime të shtuara në të tre buxhetet e NATO-s – ushtri, civile dhe infrastrukturë.

Liderët e NATO-s gjithashtu u dakorduan për politikë të re të mbrojtjes kibernetike për NATO-n dhe bënë të qartë se Aleanca është e vendosur të mbrojë veten në hapësirë në mënyrë sa më efektive si në fushat e tjera ushtarake.

Duke iu adresuar Afganistanit, udhëheqësit e NATO-s riafirmuan angazhimin e tyre për të qëndruar pranë Afganistanit me trajnime dhe mbështetje financiare për forcat dhe institucionet afgane dhe fonde për sigurimin e funksionimit të vazhdueshëm të aeroportit ndërkombëtar.

“Ne kemi marrë vendime të rëndësishme sot për ta bërë NATO-n më të fortë në një botë më konkurruese”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm.

Samiti shërbeu edhe për ulje tensionesh

Erdogan-Biden

Përveç temave të sipërpërmendura, ky Samit u shfrytëzua edhe për takime dhe bisedime midis krerëve të vendeve të ndryshme të NATO-s, të cilat kanë pasur tensione dhe mosmarrëveshje mes vete.

Presidenti i Turqisë Erdogan u takua me kryeministrin grek Mitsotakis, i cili duket se shërben për uljen e tensioneve midis dy palëve dhe zgjidhjen e çështjes për detin Mesdhe.

Presidenti turk u takua edhe me kryeministrin francez Emanuel Macron, për herë të parë pas konfliktit midis dy vendeve  lidhur me qëndrimet radikale mbi fenë islame dhe muslimanët. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në fund të vitit 2020 bëri tirrje për bojkotimin e mallrave franceze, që rriti akoma më shumë tensionet Turqi-Francë. Megjithatë, duket se këto ‘hatërmbetje’ në këtë Samit i kanë lënë pas krahëve. Madje pas takimit, Emanuel Macron në Twitter  shkroi se kishte bërë një bisedë të gjatë me Erdoganin.

Erdogan-Macron

“Përpara samitit të NATO-s pata bisedë të gjatë një me Presidentin Erdogan. Të ecim përpara me qartësi dhe respekt”, shkroi Macro.

Erdogan u takua edhe me presidentin e SHBA-ve Joe Biden.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut përveç takimeve të tjera, zhvilloi bisedë edhe me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, në të cilin u ra dakord që Zaevi deri në fund të kësaj jave të udhëtojë në Sofje, ku pritet të bisedohet për çështjen e mbetur pezull me Bullgarinë dhe procesin eurointegrues të vendit.

Zoran Zaev- Rumen Radev

Vitin e ardhshëm Samiti i NATO-s do të mbahet në Spanjë.

Takimi i Bidenit në Bruksel vjen përpara takimit të parë ballë për ballë me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Zvicër të mërkurën dhe pas një takimi 3-ditor të G7 në Cornwall.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e njohur si NATO, është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes rajonale në botë Ajo u krijua në vitin 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimin e zgjerimit komunist si dhe në parimin e mbrojtjes kolektive midis aleatëve. Fillimisht kishte 12 anëtarë, por tani ka 30 anëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button