fbpx

RMV, dje arritën 12.870 doza të “Pfizerit”, ndërsa sot priten 20.000 vaksina “AstraZeneka”

Në Maqedoninë e Veriut dje mbërriti një dërgesë e re me 12.870 doza të vaksinave “Pfizer” informoi Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për dërgesë të rregullt, të cilën e marrim çdo të hënë, nga të cilat 8.190 doza janë nga marrëveshja dypalëshe me prodhuesin “Pfizer”, kurse 4.680 në kuadër të programit “Team Europe”, përcjellë Portalb.mk.

Gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë 20.000 vaksina AstraZeneka.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne. Faleminderime për popullin grek dhe ambasadorin e Republikës së Greqisë tek ne, Rusos Kunduros. Mbërritja e dozave të reja të vaksinave është në kohë dhe sipas kësaj imunizimi po zhvillohet shkëlqyeshëm”, thuhet në deklaratë.

Përndryshe, rreth një javë më parë në Maqedoni arritën 30.000 vaksina nga kompania kineze “Sinovak”, të dhëna si donacion nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button