RMV, ka arritur sasi e re e vaksinave Pfizer

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot ka arritur dërgesë e re e gjithsej 12,870 doza të vaksinave “Pfizer” në shtet. Bëhet fjalë për dërgesë të rregullt që e marrin çdo të hënë prej të cilave 8,190 doza janë nga marrëveshja bilaterale me prodhuesin “Pfizer”, ndërsa 4680 në kuadër të programit “Team Europe”, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë 20 mijë vaksina të AstraZeneca. Ky donacion është shumë i rëndësishëm për ne. Falënderim të madh popullit grek dhe ambasadorit të Republikës së Greqisë te ne, Rusos Kunduros. Arritja e dozave të reja të vaksinave zhvillohet në kohë dhe në pajtueshmëri me këtë imunizimi ka rrjedhë të shkëlqyeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button