RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim dhe më shumë aftësi

Sektori i ndërtimtarisë në vend duhet të ngrihet në nivel më të lartë dhe duhet të krijohen mjete digjitale në të që do të nxisin fitim të njohurive dhe aftësive të reja për të gjithë profilet e stafit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ndërtesat me efikasitet energjetik dhe aplikim të materialeve ekologjike, prandaj kompanitë e ndërtimore duhet të zhvillojnë teknologji moderne mjedisore dhe projekte të gjelbra, gjë që është rekomandim i Komisionit evropian. Qëllimi është eliminimi i gazrave serë deri në vitin 2050 dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Kjo u theksua në konferencën e sotme për shtyp të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut: “Digjitalizimi dhe prezantimi i aftësive të përparuara për efikasitet energjetik në sektorin e ndërtimtarisë”, në të cilin u fol për projektin “Energji e qëndrueshme, aftësi në ndërtimtari, të dukshme, të vlerësuara të vërtetuara”, në kuadër të Programit Horizont 2020.

Projekti aktualisht zbatohet në bashkëpunim me 10 partnerë nga Sllovakia, Sllovenia, Holanda dhe Spanja, ndërsa OEM e ka rolin e koordinatorit. Projekti do të zgjasë për tre vjet dhe përfshin aktivitete për aplikim të teknologjive digjitale për azhurnimin e aftësive dhe njohjen e konkurrencës së kompanive.

Në tre fazat e këtij projekti deri më tani, janë trajnuar 1.800 punëtorë të ndërtimtarisë,  të 14 profileve të ndryshëm, të cilat janë realizua në arsimin joformal.

Sipas profesoreshës Hristina Spasevska nga UKIM, në një pjesë të madhe të sektorit të ndërtimtarisë ka përmirësim të efikasitetit energjetik gjatë ndërtimit të objekteve, sipas përdorimit të materialeve, jo vetëm në ndërtesat e reja, por edhe në ndërtesat e vjetra, si dhe është rritur përdorimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

“Katërdhjetë për qind e konsumit të energjisë varet nga materialet prej të cilave ndërtohen objektet. Në sektorin e ndërtimtarisë në vendin tonë, punëtorët nuk janë të arsimuar mjaftueshme dhe nuk kanë licenca, për shkak të të cilave kompanitë kanë kapacitet për të qenë konkurrente në treg. Prandaj, nevojitet trajnim i stafit në të gjitha nivelet, nga punëtori deri te  inxhinieri, me aftësi digjitale të nevojshme për të monitoruar dhe futur projekte efikase energjetike dhe përdorimin e BRE-ve, licencat e të cilave do të njihen në shkallë vendi dhe n[ nivel ndërkombëtar”, tha Spasevka, duke shtuar se ky projekt do të ofrojë një bazë të gjerë të të dhënave elektronike dhe shkëmbim të të dhënave midis kompanive nga vendi dhe partnerëve nga jashtë.

Jadranka Arizankova nga LOEM theksoi se aftësitë dhe njohuritë e reja janë të rëndësishme për transformimin energjetik në sektorin e ndërtimtarisë, dhe qëllimi i këtij projekti është që sektori ynë i ndërtimtarisë të bëhet më konkurrues me kompanitë evropiane. Nga pesë vendet e përfshira, projekti përfshin 200 kompani, 500 profesionistë, 1,200 banues, 50 organizata dhe një organ këshillimor të përbërë nga qeveria dhe OJQ. Pjesëmarrësit do të marrin certifikata të njohura në nivel ndërkombëtari me çka do të stimulohet edhe tregu i punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button