Përballemi me kërcënime nga Rusia, anëtarësimi në NATO e ka rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, vlerësoi Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në Samitin e organizuar nga NATO, vlerësoi që anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, ka rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Samiti 2021 i NATO-s i udhëheqësve shtetëror është moment historic edhe për mua dhe vendin tim. Ky është samiti i parë i NATO-s për Maqedoninë e Veriut si një anëtarë e plotë. Ky është edhe Samiti i parë i NATO-s me 30 anëtarë”, deklaroi Zaev në Samit.

Ai theksoi që Maqedonia e Veriut dhe aleatët janë të vetëdijshëm për vizionin e Ballkanit në shekullin 21, për një rajon të qetë, stabil dhe bashkëpunues.

“Anëtarësimi në NATO është realizim i strategjisë sonë, ndërsa me anëtarësimin tonë, Aleanca e përmirësoi sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev vlerësoi që NATO duhet të shtojë dimensionet dhe funksionet politike në të ardhmen.

“Ne përballemi me kërcënime nga Rusia dhe sfidat nga rivaliteti sistematik autoritar ndaj Aleancës”, deklaroi Zaev, duke theksuar në fund se “sot, përmes Samitit të suksesshëm të NATO-s, dërgojmë porosi të fortë dhe të qartë se së bashku jemi më të fortë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button