Për një muaj në Maqedoninë e Veriut erdhën vetëm 9 mijë turistë të huaj, dominojnë turistët e dy shteteve

Maqedonia e Veriut akoma nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen e turizmit pas goditjes që mori nga pandemia Kovid-19. Në periudhën janar-prill të këtij vitit ka shënuar ulje për 12.8% në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – prill 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është ulur për 19.4%, dhe atë: numri i turistëve vendor është rritur për 23.3%, dhe numri i turistëve të huaj është ulur për 44.3%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, derisa numri i netëve të kaluara është ulur për 12.8%, dhe atë: te turistët vendor ka rritje për 12.4%, dhe te turistët e huaj ka rënie për 32.0%

Enti raportoi që numri i turistëve sivjet në muajin prill është 19.064, nga të cilët 52.3% janë turistë vendor dhe 47.7% turistë të huaj; derisa numri i netëve të kaluara në prill të vitit 2021 është 42,117, nga të cilat 51.9% janë turistë vendor dhe 48.1% janë turistë të huaj.

Në Maqedoninë e Veriut në prill u regjistruan 9 103 turistë të huaj, prej të cilëve 1 803 nga Turqia, 1 391 nga Serbia, 675 nga Kosova, 552 nga Shqipëria, dhe pjesa tjetër nga dhjetëra vende të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button